Makita DVC340 Instruction Manual page 24

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC340:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi si fryrëse
Fig.12
Montoni saktësisht hundëzën në vrimën e daljes (dalja e ajrit).
Për të montuar hundëzën, vendosni kunjin në mënyrë
që të dalë në brendësi të hundëzës në një nga
dhëmbëzat e fshesës dhe më pas rrotulloni mirë
hundëzën në drejtim kundërorar.
Për ta hequr hundëzën, kthejeni në drejtim kundërorar
dhe tërhiqeni.
Drejtoni majën e sipërme të fshesës dhe më pas, ndizeni.
Boshatisja e qeses së pluhurit
PARALAJMËRIM:
Përpara montimit ose heqjes së qeses së pluhurit
në fshesë dhe boshatisjes së qeses së pluhurit (prej
lecke), sigurohuni gjithmonë që si fshesa ashtu
edhe vegla elektrike e lidhur, të jenë të fikura dhe
kutia e baterisë të jetë e hequr, si dhe nëse vegla
elektrike është me kordon, të jetë e hequr nga priza.
Mosfikja e fshesës, mosheqja e kutisë së baterisë dhe
mosheqja nga priza e veglës elektrike të lidhur, mund të
shkaktojë goditje elektrike dhe lëndim të rëndë personal.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e
mbushur, hiqeni qesen e pluhurit nga fshesa dhe
hiqeni mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit
duke e goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë
ngjitur nga brenda, të cilat mund të vështirësojnë
mbledhjen e mëtejshme të pluhurit.
SHËNIM:
Për kohën e duhur të boshatisjes së qeses së
pluhurit, përdorni një udhëzues i cili tregon se
qesja e pluhurit mbushet plot kur shpohen
rreth 450 vrima me diametër 6,5 mm dhe me
thellësi 40 mm në beton. Qesja e pluhurit e
bllokuar nga grimcat e ngjitura, mund të zvogëlojë
fuqinë e mbledhjes së pluhurit dhe të dëmtojë
motorin e fshesës.
KUJDES:
Vendosni mirë qesen e pluhurit (prej lecke) në
bashkuesin e qeses së pluhurit dhe mbyllni
plotësisht
mbërthyesin
Mosvendosja mirë e qeses së pluhurit dhe mosmbyllja
e plotë e mbërthyesit të saj mund të shkaktojë daljen
jashtë të pluhurit dhe të çojë në lëndim personal.
Fig.13
Kapni fort seksionin katror të bashkuesit të qeses së
pluhurit, rrotullojeni në drejtim orar dhe më pas hiqni
qesen e pluhurit.
Fig.14
Hapni mbërthyesin dhe hidhni pluhurin.
KUJDES:
Hiqni të gjitha grimcat e ngjitura në zonën e
mbërthyesit.
përpara
përdorimit.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë që fshesa të jetë fikur dhe
që kutia e baterisë të jetë hequr, përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastrimi i zonës së filtrit
KUJDES:
Përveç pluhurit, mos thithni material të tjera si
gurë, ashkla druri e të ngjashme, duke qenë se kjo
fshesë është synuar për mbledhjen e pluhurit.
Thithja e gurëve, ashklave të drurit e të ngjashme,
mund të shkaktojë dëmtim të ventilatorit dhe të
fshesës.
Fig.15
Kontrolloni dhe pastroni rregullisht zonën e filtrit në
vrimën e thithjes. Hiqni objektet që pengojë thithjen.
Pastrimi
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e
pastruesit) të pastruesit duke përdorur një leckë të
njomur me ujë me sapun.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këto
pjesë
rekomandohen për përdorim me pastruesin Makita
të përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i
aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe nga
këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose
shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të
përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Hundëza
Qeset e pluhurit
Tubat
Unazat e përparme
Rripat e krahut
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
24
shtesë
ose
pajisje
shtesë

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc350

Table of Contents