Makita RT0700C Instruction Manual page 29

Hide thumbs Also See for RT0700C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i pjesës së dalë të puntos
Fig.1
Për të rregulluar pjesën e dalë të puntos lironi levën e
bllokimit dhe lëvizni bazën e veglës lart ose poshtë
sipas dëshirës duke rrotulluar vidën rregulluese. Pasi ta
keni rregulluar, shtrëngoni levën e bllokimit fort për të
siguruar bazën e veglës.
SHËNIM:
Kur vegla nuk është e siguruar, edhe nëse leva e
bllokimit është e shtrënguar, shtrëngoni dadon
hekzagonale dhe më pas shtrëngoni levën e
bllokimit.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me korrentin,
kontrolloni gjithmonë që vegla të jetë fikur.
Për të ndezur veglën shtypni anën "ON (I)" (ndezur) të
çelësit. Për të ndaluar veglën shtypni anën "OFF (O)"
(fikur) të çelësit.
Funksioni elektronik
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të
mëposhtme.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar një
shpejtësi konstante. E mundur për të marrë rezultate të
mira, sepse shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante,
madje edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Nisja e butë
Karakteristika e nisjes së butë minimizon tronditjen e
nisjes dhe bën që vegla të niset pa probleme.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Fig.3
Shpejtësia e veglës mund të ndryshohet duke kthyer
diskun e rregullimit të shpejtësisë në një numër të
caktuar nga 1 në 6.
Shpejtësia më e lartë sigurohet nëse disku kthehet në
drejtimin e numrit 6. Dhe shpejtësia më e ulët sigurohet
nëse kthehet në drejtimin e numrit 1.
Kjo lejon që të përzgjidhet shpejtësia ideale për
procesin optimal të materialit, pra, shpejtësia mund të
rregullohet siç duhet për t'iu përshtatur materialit dhe
diametrit të puntos.
Referojuni tabelës për lidhjen midis përcaktimit të numrit
në disk dhe shpejtësisë së përafërt të veglës.
Numri
1
2
3
4
5
6
011932
KUJDES:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht me shpejtësi të
vogël për një kohë të gjatë, motori do të
mbingarkohet, duke shkaktuar keqfunksionimin e
veglës.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së makinës
buzëprerëse
Fig.4
Fig.5
KUJDES:
Mos e shtrëngoni dadon unazë pa futur punton
përndryshe koni formë unaze do të thyhet.
Gjithmonë përdorni çelësat që ofrohen bashkë me
veglën.
Futeni punton deri në fund të konin e mbledhjes dhe
shtrëngoni mirë dadon unazë me dy çelësa ose duke
shtypur bllokimin e boshtit dhe duke përdorur çelësin e
dhënë me veglën.
Për ta hequr punton, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
29
min
-1
10 000
12 000
17 000
22 000
27 000
30 000

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents