LG 60UB850V.AEE Owner's Manual page 507

Table of Contents

Advertisement

Shikimi i imazheve 3D (Vetëm për modelet 3D)
PARALAJMËRIM
Ambienti i shikimit
Koha e shikimit
- Kur të shikoni përmbajtje 3D, bëni 5 - 15 minuta pushim çdo orë. Shikimi i përmbajtjeve 3D për një kohë të
gjatë mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje, lodhje ose tension të syve.
Ata që kanë kriza të shkaktuara nga ndjeshmëria ndaj dritës ose sëmundje kronike
Disa përdorues mund të përjetojnë krizë ose simptoma të tjera anormale kur ekspozohen ndaj dritave
vezulluese ose modeleve të caktuara nga përmbajtjet 3D.
Mos shikoni video 3D nëse keni përzierje, jeni shtatzënë dhe/ose keni sëmundje kronike si p.sh., epilepsi,
çrregullime kardiake ose tension gjaku etj.
Përmbajtjet 3D nuk rekomandohen për ata që vuajnë nga verbimi prej shikimit të stereos ose anomali nga
shikimi i stereos. Mund të përjetohet shikimi i imazheve të dyfishuara ose mungesë komforti në shikim.
Nëse vuani nga strabizmi (sy të kryqëzuar), ambliopia (shikim i dobët) ose astigmatizma, mund të keni probleme
në shikimin e thellësisë dhe mund të ndjeni lodhje shpejt për shkak të imazheve të dyfishuara. Këshillohet që të
bëjnë pushime më të shpeshta se sa të rriturit e tjerë.
Nëse shikimi i syve tuaj varion ndërmjet syrit tuaj të djathtë dhe të majtë, kontrolloni shikimin e syve para se të
shikoni përmbajtje 3D.
Simptomat që kërkojnë ndërprerje ose kufizim të shikimit të përmbajtjeve 3D
Mos shikoni përmbajtje 3D kur ndiheni të lodhur nga mungesa e gjumit, nga mbingarkesa në punë ose nga pija.
Kur të përjetoni këto simptoma, ndërprisni përdorimin/shikimin e përmbajtjeve 3D dhe pushoni derisa simptomat
të eliminohen.
- Konsultohuni me doktorin në rast se simptomat vazhdojnë. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke,
dhimbje të bebes së syrit, marramendje, përzierje, dridhje, turbullim, mungesë rehatie, imazh të dyfishuar,
shqetësime në shikim ose lodhje.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
11

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents