LG 60UB850V.AEE Owner's Manual page 505

Table of Contents

Advertisement

Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për periudha të
gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme shtrembërimi në ekran.
Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza dhe pastrojeni
me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të mund të shkaktojë gërvishtje ose
çngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi të dhe mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni
kurrë pastrues xhamash, shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen,
alkool, etj. i cili mund të dëmtojë produktin dhe panelin e tij.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të produktit
(deformim, gërryerje ose thyerje).
Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit AC madje
edhe nëse e fikni këtë pajisje me ÇELËS.
Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.
Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të shkaktojë
zjarr.
Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas, hiqini nga
priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e lidhjes.
TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë rrezik zjarri
ose mund të shkaktojë goditje elektrike.
Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy persona, pasi
produkti është i rëndë.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë lëndim.
Kontaktoni qendrën e shërbimit një herë në vit për të pastruar pjesët e brendshme të
produktit.
Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë defekt mekanik.
Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit. Shërbimi nevojitet kur
aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. kur është dëmtuar kablloja e ushqimit
me energji ose spina, kur është derdhur lëng ose kur kanë rënë objekte mbi aparat, kur
aparati është ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon normalisht ose
kur është rrëzuar.
Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë" të vogël kur ai ndizet.
Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.
Paneli është një produkt teknologjie me rezolucion nga dy milion në gjashtë milion
pikëza. Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të shndritshme
(të kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon
keqfunksionim dhe nuk ndikon në performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet
zëvendësimit ose rimbursimit.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
9

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents