Philips EasyClean HX6511/33 Manual page 103

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
- vendosni dorezën në ngarkues.
Quadpacer
"Quadpacer" është kohëmatës me intervale. Në sekondën e 30, 60
dhe 90, ju dëgjoni një tingull të shkurtër dhe vëreni një ndalim të
veprimit të larjes së dhëmbëve. Ky është sinjali për të kaluar në
seksionin vijues të gojës.
Pastrimi
Mos i pastroni kokat e furçës, dorezën, ngarkuesin ose kapakët e
ngarkuesit në enëlarëse.
Doreza e furçës së dhëmbëve
1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me
ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së
dhëmbëve (Fig. 6).
Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit metalik me
objekte të mprehta, pasi mund ta dëmtoni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Koka e furçës
1 Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi (Fig. 7).
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e
kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.
Ngarkuesi
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë. Sigurohuni që
të pastroni sipërfaqet e ngarkuesit nga pasta e dhëmbëve ose
mbetjet e tjera.
Ndërrimi
Koka e furçës
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips
Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe
"Philips Sonicare".
103
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Easyclean 500 series

Table of Contents