Makita DML802 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for DML802:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
015658
SHËNIM:
• Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës
së ambientit, afishimi mund të ndryshojë pak nga
kapaciteti aktual.
Ndezja e dritës LED (Fig. 3)
KUJDES:
• Mos e shikoni direkt dritën LED ose burimin e dritës.
Shtypni çelësin për të ndezur dritën LED. Shtypni sërish
çelësin për ta fikur.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Ajo është është e pajisur me sistem mbrojtës, i cili
ndërpret automatikisht energjinë në dalje, për jetëgjatësi
më të madhe shërbimi. Drita fiket gjatë përdorimit kur
kapaciteti i mbetur i baterisë ulet. Kjo shkaktohet nga
aktivizimi i sistemit të mbrojtjes dhe nuk tregon problem të
dritës. Hiqni kutinë e baterisë nga elektriku dhe
ngarkojeni.
Këndi i kokës (Fig. 4)
Këndi i kokës mund të rregullohet në 12 hapa.
Rregullojeni sipas dëshirës.
Grepi i rripit (Fig. 5, 6)
Grepi i rripit shërben për ta varur veglën përkohësisht.
Grepi i rripit mund të instalohet në unazën e sipërme ose
të poshtme, sipas përdorimit.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
• Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues,
alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje,
deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Kapaciteti i mbetur
75% deri në 100%
50% deri në 75%
25% deri në 50%
0% deri në 25%
Ngarkoni baterinë.
Bateria mund të
ketë pësuar
defekt.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim
me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve apo i shtojcave të tjera ndryshe
nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose
shtojcat duhet të përdoren vetëm siç duhet dhe synohet.
• Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e
veglës si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.
11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Deadml802

Table of Contents