LG 40UB800V Owner's Manual page 405

Hide thumbs Also See for 40UB800V:
Table of Contents

Advertisement

KUJDES
Ambienti i shikimit
Distanca e shikimit
- Ruani një distancë prej të paktën sa dyfishi i gjatësisë së ekranit kur të shikoni përmbajtje 3D.
Nëse nuk ndiheni komod gjatë shikimit të përmbajtjeve 3D, largohuni më shumë nga TV-ja.
Mosha e shikimit
Foshnjat/Fëmijët
- Përdorimi/Shikimi i përmbajtjeve 3D për fëmijët nën moshën 6 vjeç është i ndaluar.
- Fëmijët nën moshën 10 vjeç mund të mbireagojnë dhe mund të emocionohen së tepërmi sepse
shikimi i tyre është në zhvillim e sipër (për shembull: mund të përpiqen të prekin ekranin ose
të hidhen mbi të). Kërkohet mbikëqyrje e veçantë dhe kujdesi i duhur për fëmijët që shikojnë
përmbajtje 3D.
- Fëmijët kanë një diferencë binokulare më të madhe në krahasim me të rriturit për sa i përket
shikimit të 3D-së sepse distanca ndërmjet syve tek ata është më e shkurtër se tek të rriturit.
Prandaj dhe ata dallojnë një thellësi më steriotipike krahasuar me të rriturit për të njëjtin imazh
3D.
Adoleshentët
- Adoleshentët nën moshën 19 vjeç mund të reagojnë me ndjeshmëri për shkak stimulimit të dritës
në përmbajtjet 3D. Këshillojini ata të kufizojnë shikimin e përmbajtjeve 3D për një kohë të gjatë
kur janë të lodhur.
Të moshuarit
- Të moshuarit m und të shikojnë më pak efekte 3D krahasuar me të rinjtë. Mos u ulni më afër TV-
së se sa distanca e rekomanduar.
Kujdes kur përdorni Syzet 3D
Sigurohuni që të përdorni syze LG 3D. Në të kundërt, mund të mos jeni në gjendje të shikoni siç duhet
videot 3D.
Mos përdorni syze 3D në vend të syzeve tuaja normale, syzeve të diellit ose syzeve mbrojtëse.
Mos i mbani syzet 3D në temperatura tepër të larta ose të ulëta. Kjo shkakton deformim.
Syzet 3D janë të brishta dhe mund të gërvishten lehtësisht. Përdorni gjithmonë një copë lecke të butë
dhe të pastër kur të pastroni lentet. Mos i gërvishtni lentet e syzeve 3D me objekte të mprehta ose t'i
pastroni me kimikate.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ub82 seriesUb83 seriesUb80 series55ub950v

Table of Contents