Zgjidhja E Problemeve - LG 49SJ810V Owner's Manual

Hide thumbs Also See for 49SJ810V:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

Zgjidhja e problemeve

Televizori nuk mund të kontrollohet nga telekomanda.
•  Kontrolloni sensorin e telekomandës së produktit dhe riprovoni.
•  Kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë midis produktit dhe
telekomandës.
•  Kontrolloni nëse bateritë funksionojnë ende dhe nëse janë
instaluar siç duhet (
në ,
Nuk nxjerr as figurë as zë.
•  Kontrolloni nëse produkti është ndezur.
•  Kontrolloni nëse kordoni elektrik është lidhur siç duhet me prizën.
•  Kontrolloni nëse ka ndonjë problem me prizën duke lidhur
produkte të tjera.
Televizori fiket papritmas.
•  Kontrolloni cilësimet e kontrollit të energjisë. Thjesht mund të jetë
ndërprerë rryma.
•  Kontrolloni nëse te cilësimet Kohëmatësit është aktivizuar
funksioni Kohëmatësi i fikjes / Çaktivizimi i kohëmatësit.
•  Kontrolloni nëse Fikja automatike është aktive në cilësimet Të
përgjithshme -> Modaliteti Eco. (Në varësi të modelit)
•  Nëse nuk ka sinjal kur televizori është i ndezur, ky i fundit do të
fiket automatikisht pas 15 minutash qëndrimi në gjendje joaktive.
Kur lidheni me PC-në (HDMI), afishohen mesazhet "S'ka sinjal" ose
"Format i pavlefshëm".
•  Fikni/ndizni TV-në me anë të telekomandës.
•  Rilidhni kabllon HDMI.
•  Rindizni PC-në me TV-në e ndezur.
në ).
Ekran jonormal
•  Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë"
të vogël kur ai ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem
me TV-në.
•  Paneli është produkt i avancuar që përmban miliona pikëza. Ju
mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të
shndritshme (të kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi prej
1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk ndikon në
performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe
nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
•  Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në
varësi të këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit.
Nuk lidhet me performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me
keqfunksionimin.
•  Shfaqja e një figure të palëvizshme për kohë të gjata mund të
shkaktojë mbetje figure. Evitoni shfaqjen e figurave të palëvizshme
për kohë të gjata në ekranin e televizorit.
Tingull i gjeneruar
•  Zhurmë "kërcitëse": Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë
TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga një tkurrje termike plastike
për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e
zakonshme për produktet ku kërkohet deformim termik.
•  Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet
një zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili
siguron një sasi të madhe energjie për të vënë në punë produktin.
Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe
besueshmërinë e produktit.
13

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents