LG 49SJ810V Owner's Manual page 195

Hide thumbs Also See for 49SJ810V:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
•  Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë
të ndezshme (hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një
aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
•  Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të
ndryshme, dhe mos rrëzoni asgjë mbi ekran. Ju mund të lëndoheni
ose produkti mund të dëmtohet.
•  Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me
bubullima ose vetëtima.
Ju mund të pësoni elektroshok.
•  Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni
dritaret që të ajroset. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga
një shkëndijë.
•  Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës
suaj. Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose
riparim.
•  Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë
dhe kontaktoni qendrën lokale të shërbimit.
- Produkti është dëmtuar
- Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
- Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
•  Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të
gjatë, shkëputeni kordonin elektrik nga produkti. Pluhuri mund të
shkaktojë zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë rrjedhje
elektrike, goditje elektrike ose zjarr.
•  Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes,
dhe mbi aparat nuk duhet të vendoset asnjë objekt i mbushur me
lëngje, si p.sh. Vazo.
•  Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj
vajit ose avujve të vajit. Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të
shkaktojë rrëzimin e tij.
•  Nëse në produkt (p.sh. ushqyes, kordon elektrik, televizor) hyn
ujë apo ndonjë substancë tjetër, hiqe nga priza dhe kontakto
menjëherë qendrën e shërbimit. Përndryshe, mund të shkaktohet
zjarr ose goditje elektrike.
•  Përdor vetëm ushqyes të autorizuar dhe kordon elektrik të
miratuar nga LG Electronics. Përndryshe, mund të shkaktohet zjarr,
goditje elektrike, defekt ose deformim i produktit.
•  Mos e zbërthe kurrë ushqyesin apo kordonin elektrik. Mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
•  Bëni kujdes kur përdorni përshtatësin, që të evitoni goditjet e
jashtme. Goditjet e jashtme mund ta dëmtojnë përshtatësin.
•  Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në folenë e
korrentit në televizor.
•  Instalojeni produktin aty ku nuk ka valë radioje.
•  Duhet të ketë distancë të mjaftueshme ndërmjet antenës së
jashtme dhe linjave elektrike për të shmangur që e para të prekë
të dytën edhe në rast se antena do të bjerë. Kjo mund të shkaktojë
goditje elektrike.
•  Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të
paqëndrueshme ose në sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu,
shmangni vendet ku ka dridhje ose aty ku produkti nuk mund
të mbështetet plotësisht. Në të kundërt, produkti mund të bjerë
ose të rrëshqasë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
•  Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni
masa që të shmangni përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja
mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndim.
•  Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni
ndërfaqen e montimit në mur VESA (pjesët fakultative) në pjesën e
pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë
fakultative), bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
•  Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga
prodhuesi.
•  Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi
të kualifikuar. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje
elektrike.
•  Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose
7-fishi i madhësisë së ekranit kur shikoni TV. Nëse shikoni TV për
një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.
•  Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë. Kjo mund të
shkaktojë dëmtim të telekomandës.
•  Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra. Kjo mund të
shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
•  Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt. Për
shembull, mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të
hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë.
•  Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose
nga një dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
•  Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave,
sigurohuni që kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg. Në të
kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë
lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
•  Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga
priza. (Mos e përdorni prizën elektrike si çelës.) Kjo mund të
shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
•  Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të
parandaluar mbinxehjen e produktit.
- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e
madhe se 10 cm.
- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një
raft librash ose në dollap).
- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një
mbulesë tavoline ose perde.
Mund të shkaktohet zjarr.
3

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents