LG 49SJ810V Owner's Manual page 194

Hide thumbs Also See for 49SJ810V:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vini re! Udhëzime sigurie
KUJDES
RREZIK ELEKTROSHOKU -
MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E ELEKTROSHOKUT, MOS E HIQNI
KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË
RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË
KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.
Ky simbol përdoret për të sinjalizuar përdoruesin për
praninë e "tensionit të rrezikshëm" të paizoluar brenda
kasës së produktit, që mund të jetë i një shkalle të mjaftueshme
për të përbërë rrezik elektroshoku për njeriun.
Ky simbol përdoret për të sinjalizuar përdoruesin për
praninë e udhëzimeve të rëndësishme të përdorimit dhe të
mirëmbajtjes (shërbimit) në dokumentacionin që shoqëron
pajisjen.
VINI RE: PËR TË ULUR RREZIKUN E ZJARRIT OSE TË
ELEKTROSHOKUT, MOS E EKSPOZONI PRODUKTIN NDAJ SHIUT OSE
LAGËSHTISË.
PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT,
MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E TJERA TË
EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË
KOHËS.
•  Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më
poshtë:
- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
- Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë
- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të
tjera që prodhojnë nxehtësi
- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të
ekspozohen lehtësisht ndaj avullit ose vajit
- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
- Pranë enëve me ujë si p.sh. Vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike,
keqfunksionim ose deformim të produktit.
•  Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj
pluhurit. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
•  Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme
për përdorim.
•  Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e
spinës janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën
plotësisht ose largoni pluhurin. Ju mund të pësoni elektroshok për
shkak të lagështisë së tepërt.
2
•  Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të
tokëzuar. (Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.) Mund të
pësoni elektroshok ose të lëndoheni.
•  Fiksoni plotësisht kabllon elektrike në prizë, përndryshe, nëse
kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë
zjarr.
•  Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte
të nxehta si p.sh. me një ngrohës. Kjo mund të shkaktojë rrezik
zjarri ose goditjeje elektrike.
•  Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot
elektrike.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
•  Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe
të jashtme të ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut. Kjo
mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të
japë goditje elektrike.
•  Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-
në duke e varur kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së,
pasi mund të shkaktojë zjarr/ goditje elektrike.
•  Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa
ndarje. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të
mbinxehjes.
•  Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni
pajisjet e jashtme. Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim
ose mund të dëmtojë produktin.
•  Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose
ambalazhimin prej vinili larg nga fëmijët. Materiali kundër
lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje,
detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt.
Gjithashtu, paketimi prej vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni
larg nga fëmijët.
•  Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë
lëndime të rënda.
•  Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen
e tyre nga fëmijët. Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni
menjëherë te doktori.
•  Mos futni sende/përçues metalikë (si p.sh. shufra metalike/lugë/
pirunë/kaçavida) në skajin e kordonit elektrik kur spina është futur
në prizë. Gjithashtu, mos e prekni spinën menjëherë pas heqjes
nga priza. Ju mund të pësoni elektroshok.
•  Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë
produktit. Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet
rrezik zjarri ose shpërthimi.
•  Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha,
karfica flokësh, shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme,
si p.sh letra dhe shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të
veçantë. Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse
te produkti hidhet një objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe
kontaktoni qendrën e shërbimit.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents