Makita VC008G Instruction Manual page 36

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC008G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sistemi i mbrojtjes së pajisjes/
baterisë
Pajisja është e pajisur me sistem për mbrojtjen e
pajisjes/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes
dhe baterisë. Në këtë situatë, treguesi i baterisë ndizet
si në tabelën e mëposhtme.
Gjendja e treguesit të baterisë
Fikur
Ndezur
Pajisja dhe drita LED do të ndalojnë automatikisht gjatë
punës nëse pajisja ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur pajisa/bateria vihet në punë në një mënyrë që
e bën atë të tërheqë një korrent më të lartë nga
normalja, pajisja fiket automatikisht. Në këtë situatë,
fikeni pajisjen dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi
mbingarkesën e pajisjes. Pastaj ndizeni pajisjen për ta
rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur pajisja/baterisë nxehet tepër, ajo ndalon
automatikisht. Në këtë situatë, lëreni pajisjen/baterinë
të ftohet përpara se ta ndizni sërish pajisjen.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, pajisja ndalon
automatikisht. Nëse produkti nuk funksionon edhe kur
shtypen çelësat, hiqni bateritë nga pajisja dhe karikojini
ato.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë pajisjen dhe i lejon pajisjes
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur pajisja ka arritur
në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni pajisjen dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni pajisjen dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
Statusi
Duke pulsuar
Mbrojtje nga
mbingarkesa
(bateria) /
Mbrojtje nga
mbinxehja
(bateria) /
Mbrojtje nga
mbishkarkimi
Mbrojtje nga
mbinxehja
(pajisja)
Regjistrimi i rripave
Mund të regjistrohet shtrëngimi i rripave të shpatullave,
rripave të sipërm dhe të poshtëm. Futni në fillim krahët
nëpër rripat e shpatullave dhe më pas shtrëngoni rripat
e poshtëm dhe të sipërm. Për ta shtrënguar, tërhiqni
fundin e rripit siç ilustrohet. Për ta liruar, tërhiqni lart
fundin e shtrëngueses.
Rripi i poshtëm
► Fig.4: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Rripat e krahut
► Fig.5: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Rripi i sipërm
► Fig.6: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Grepi i transportit
Përdorini pjesët e varjes/montimit
KUJDES:
vetëm për qëllimin e tyre të synuar. Përdorimi për
qëllime të pasynuara, mund të shkaktojë aksident ose
lëndim personal.
Gjithmonë mbajeni nga grepi i transportit kur lëvizni
trupin e fshesës.
► Fig.7: 1. Grepi i transportit
Veprimi i ndërrimit
► Fig.8: 1. Butoni i ndryshimit të fuqisë së thithjes
2. Butoni "ON/OFF" (Ndezur/Fikur)
Për të ndezur fshesën, thjesht shtypni butonin "ON/
OFF" (Ndezur/Fikur). Për ta fikur, shtypni butonin "ON
OFF" (Ndezur/Fikur) përsëri.
Ju mund ta ndryshoni fuqinë e thithjes së fshesës
në katër hapa, duke shtypur butonin e ndryshimit të
fuqisë së thithjes. Çdo shtypje e këtij butoni përsërit
modalitetin 1 deri në 4 në një cikël.
Niveli
1
2
3
4
SHËNIM: Ju mund ta ndryshoni fuqinë e thithjes
përpara se të ndizni fshesën.
SHËNIM: Fshesa e fillon punën me të njëjtën fuqi
thithjeje si përdorimi i fundit.
SHËNIM: Nëse e hiqni menjëherë baterinë pasi e
keni fikur pajisjen, ndërkohë që motori është duke u
rrotulluar, pastruesi mund të mos fillojë të punojë me
të njëjtën fuqi thithjeje si veprimi i fundit.
36 SHQIP
Treguesi
Regjimi
Regjimi i heshtjes
Regjimi i
shpejtësisë
normale
Regjimi i
shpejtësisë së lartë
Regjimi i
shpejtësisë
maksimale

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents