Skil 1305 Original Instructions Manual page 184

Hide thumbs Also See for 1305:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
TË PËRGJITHSHME
Përdoreni këtë pajisje vetëm për prerjen e drurit
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
Mos qëndroni mbi veglën ose bazamentin e saj
Mund të ndodhin lëndime serioze nëse vegla përmbyset
ose nëse bini aksidentalisht në kontakt me pajisjen
prerëse. Mos ruani materiale mbi ose pranë veglës që të
jetë e nevojshme të qëndroni mbi veglën ose bazamentin
e saj për t'i marrë ato.
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
Hiqni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para
se ta transportoni sharrën bango Hiqeni nga priza,
ulni njësinë e kokës dhe bllokojeni në pozicion, përdorni
dorezën e transportit dhe një nga kllapat e dorës në
bazën e sharrës.
Mos e lini pajisjen derisa të ndalojë plotësisht
Kur prisni materiale pune me formë të çrregullt,
planifikoni punën që të mos rrëshqasë dhe të kapet
te disku dhe të tërhiqet me forcë nga dora juaj
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
PARA PËRDORIMIT
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Mbani syze mbrojtëse, mbrojtëse për veshët dhe doreza
mbrojtëse
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
Kontrolloni mbrojtësen që të mbyllet si duhet para çdo
përdorimi
Mos e përdorni sharrën nëse mbrojtësja nuk lëviz lirshëm
dhe nuk mbyllet menjëherë
Mos e shtrëngoni apo lidhni asnjëherë mbrojtësen në
pozicionin e hapur
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa elementin e planit të
tavolinës; zëvendësoni elementin e planit të tavolinës
nëse ka defekt ose konsumohet
Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
AKSESORËT
Mos përdorni kurrë disqe mprehës/prerës me këtë vegël
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
Përdorni vetëm tehe të sharrës që përputhen me të
dhënat e karakteristikave të dhëna në këto udhëzime
përdorimi dhe që janë testuar dhe shënuar si në
përputhje me EN 847-1
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Mos përdorni kurrë lama të sharrës të bëra me çelik të
shpejtë (HSS)
Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
Përdorni vetëm thika sharre me diametër vrime që
përshtaten me boshtin kryesor të pajisjes pa e lëvizur;
mos përdorni kurrë minimizues ose adaptorë për të
përshtatur thika sharre me vrimë të madhe
Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja
GJATË PËRDORIMIT
Mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë dhe në
vazhdim për të shmangur mbinxehjen e majave të thikave
dhe, në rast të prerjes së plastikës, shkrirjen e materialit
plastik)
Mbajini gishtat, duart dhe krahët larg nga thika e sharrës
që rrotullohet
Nëse thika e sharrës bllokohet, fikeni menjëherë pajisjen
dhe hiqeni nga priza; vetëm atëherë mund të hiqni
materialin e çarë
Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
Asnjëherë mos e përdorni mjetin kur kordoni është
dëmtuar; ai duhet të ndërrohet me një kordon të
përgatitur në mënyrë të veçantë përmes organizatës së
shërbimit.
PAS PËRDORIMIT
Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
Hiqni copat e prera ose copat e tjera të materialit të
punës nga zona e prerjes vetëm kur të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
thika e sharrës nxehet shumë gjatë përdorimit; mos e
prekni para se të jetë ftohur
Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
4 Zona e rrezikut! Zona larg duart. Mbajini duart,
gishtat ose krahët larg nga kjo zonë.
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
184

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents