Makita DUH483 Instruction Manual page 26

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH483:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mirëmbajtja e tehut
Lyejeni diskun përpara punës dhe një herë në orë gjatë
punës, duke përdorur vaj makinerie ose vaj tjetër të
ngjashëm.
SHËNIM:
Përpara se të lyeni tehun, hiqni grumbulluesin e
ashklave.
Pas përdorimit, hiqni pluhurin nga të dyja anët e diskut
me furçë me tela, fshijeni me një leckë dhe më pas
aplikoni mjaftueshëm vaj me viskozitet të ulët, si p.sh.
vaj makinerie etj. dhe vaj lubrifikues të llojit me sprucim.
KUJDES:
Mos i lani disqet me ujë. Moskryerja e këtij
veprimi mund të shkaktojë ndryshkjen ose
dëmtimin e veglës.
Heqja ose instalimi i fletës së
gërshërës
KUJDES:
Përpara instalimit ose heqjes së fletëve të
gërshërës, sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
Gjatë ndërrimit të diskut të gërshërëve, mbani
gjithmonë doreza pa hequr kapakun e disqeve
në mënyrë që duart dhe fytyra të mos kenë
kontakt të drejtpërdrejtë me diskun. Moskryerja
e këtij veprimi mund të shkaktojë lëndim
personal.
SHËNIM:
Mos e fshini grason nga ingranazhi dhe nga
mekanizmi i ndezjes. Në të kundërt, mund të
shkaktohet dëmtimi i veglës.
Heqja e fletëve të gërshërës
► Fig.16: 1. Vidat 2. Kapaku i poshtëm
Ktheni mbrapsht veglën, lironi katër vidat dhe hiqni
kapakun e poshtëm.
SHËNIM:
Bëni kujdes të mos ndotni duart, pasi në zonën
e lëvizjes së fletës së gërshërës është vendosur
graso.
► Fig.17: 1. Vidat 2. Sfungjeri 3. Rondela
Lironi katër vidat dhe hiqni disqet. Hiqni pastruesin
dhe sfungjerin nga fletët e gërshërës dhe vendosini
mënjanë. Ato nevojiten për instalimin e mëvonshëm.
► Fig.18: 1. Ingranazhi 2. Bokullat 3. Rondela
4. Brazda
Nëse bokullat lihen ende në vrimat e ingranazhit, hiqni
ingranazhin dhe shtyni bokullat jashtë tij me anë të një
kaçavide ose diçka të ngjashme.
SHËNIM: Pastruesi poshtë ingranazhit mund të
hiqet gabimisht gjatë heqjes së ingranazhit. Në këtë
rast kthejeni sërish në pozicionin fillestar siç ishte
instaluar.
Instalimi i fletës së gërshërës
► Fig.19: 1. Kapaku i tehut
Hiqni kapakun e fletës nga fletët e vjetra të gërshërëve dhe
vendoseni tek të rejat për të shmangur kontaktin me fletët.
► Fig.20
Rregulloni pozicionet e vrimës duke rrotulluar
ingranazhin siç tregohet.
► Fig.21: 1. Grasoja
► Fig.22: 1. Grasoja
Vendosni pak nga grasoja e dhënë me fletët e reja të
gërshërëve, siç ilustrohet.
► Fig.23: 1. Fleta 2. Sfungjeri 3. Bokullat
Vendosni sfungjerin e zëvendësuar në të njëjtën pozicion
me të vjetrin. Sigurohuni që bokullat e dhëna me fletët e reja
të gërshërëve të vendosen mbi kunjat e fletës. Vendosni
fletët e reja të gërshërës në vegël, në mënyrë që kunjat të
futen në vrimat e ingranazhit. Nëse bokullat në kunja hiqen
gabimisht, vendosini paraprakisht në vrimat në ingranazh.
► Fig.24: 1. Vidat 2. Rondela
Instaloni fletën, shtrëngoni të katër vidat dhe vendosni
pastruesin e zëvendësuar në të njëjtin pozicion me të vjetrin.
► Fig.25: 1. Vidat
Instaloni kapakun e poshtëm në vegël dhe shtrëngoni
fort të katër vidat.
Ruajtja
Vrima e grepit në pjesën e poshtme të veglës është e
përshtatshme për varjen e veglës te një gozhdë ose vidë në mur.
► Fig.26
Hiqni kutinë e baterisë dhe vendosni kapakun e tehut
në fletët e gërshërës në mënyrë që të mos ekspozohen
tehet. Ruajeni veglën me kujdes larg fëmijëve.
Ruajeni veglën në vende jo të ekspozuara ndaj ujit dhe shiut.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Kapaku i tehut
Grupi i fletëve të gërshërës
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
Grumbulluesi i ashklave
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
26 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duh523

Table of Contents