Makita SC103D Instruction Manual page 20

Cordless threaded rod cutter
Hide thumbs Also See for SC103D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë
nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret
vegla, veçanërisht nga lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur
dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe
specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja
e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e prerësit
me bateri për shufra të filetuara
1.
Mbajeni veglën fort.
2.
Siguroni mirë materialin e punës.
3.
Mbajeni fytyrën dhe duart larg pjesëve
lëvizëse. Gjatë prerjes, mund të fluturojnë
fragmente të shufrës së filetuar.
Mbani gjithmonë doreza kur punoni me shufra të
4.
filetuara. Skajet dhe ashklat e materialit janë të mprehta.
Mos e vendosni veglën mbi ashklat e materialit
5.
të punës. Përndryshe vegla mund të dëmtohet
dhe të ketë probleme.
6.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë
qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.
7.
Mos e prekni skajin prerës ose materialin e
punës menjëherë pas punës; mund të jenë
shumë të nxehtë dhe mund t'ju djegin lëkurën.
Emetimet e dridhjeve gjatë
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
8.
Shmangni prerjen e telave elektrikë. Kjo mund të
shkaktojë aksident të rëndë nga goditja elektrike.
Gjithmonë mbajeni shufrën e filetuar gjatë prerjes dhe
9.
pas saj për të parandaluar rënien e shufrës së filetuar
të prerë. Shufra e filetuar e prerë mund të shkaktojë
lëndime të rënda personale nëse bie nga një vend i lartë.
10. Mbani distancë të sigurt mes trupit tuaj dhe pjesëve
lëvizëse. Mos e përdorni veglën nëse zona e punës
është tepër e ngushtë për të mbajtur distancë të sigurt.
11.
Mos e lini asnjëherë veglën në vend të lartë ose
në sipërfaqe që mund të jetë e paqëndrueshme.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende
6.
ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C.
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i nevojshëm
konsultimi i një eksperti për materiale të rrezikshme. Ju lutemi,
ndiqni gjithashtu rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
20 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja ose

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents