Makita JV0600 Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for JV0600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Nëse leva nuk lëviz vetë në pozionin e fiksuar,
disku nuk është instaluar plotësisht. Mos e shtyni
levën me dorë drejt pozicionit të fiksuar. Kjo mund
ta dëmtojë veglën. Sigurohuni që skaji i pasmë i
diskut të përshtatet në cilindër.
Për ta hequr diskun, shtyjeni levën përpara deri në fund.
Kjo mundëson lirimin e diskut.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.6
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin.
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën
duke shkaktuar dëmtime serioze.
Afrojeni veglën me ngadalë kur bëni prerje me
kthesa ose gdhendje. Shtyrja e veglës me forcë
mund të shkaktojë një sipërfaqe me prerje të
pjerrët dhe thyerje të fletës.
Mbajeni veglën fort me një dorë në dorezën
kryesore gjatë kohës që vegla është në punë.
Nëse është e nevojshme, pjesa e përparme e
veglës mund të mbështetet me dorën tjetër.
Ndizeni veglën ndërkohë që disku nuk e ka prekur
materialin dhe prisni derisa disku të marrë shpejtësi të
plotë.
Fig.7
Më pas vendoseni bazën rrafsh mbi materialin e punës
dhe lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës
së prerjes të shënjuar paraprakisht.
Prerje me buzë
Fig.8
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga priza përpara se të anoni bazën.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
Fig.9
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë që
buloni të pozicionohet në qendër të folesë në formë
kryqi në bazë.
Fig.10
Anojeni bazën derisa të arrihet këndi i dëshiruar i
prerjes me kënd. Skaji i folesë së veglës e tregon me
gradime këndin e prerjes me kënd. Më pas, shtrëngoni
bulonin për të siguruar bazën.
Prerje me pjesën e përparme të puthitur
Fig.11
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqisni bazën nga pas deri
në fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar
bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas metodës A ose
B.
A) Shpimi i një vrime fillestare
Fig.12
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje
hyrëse në anë, shponi paraprakisht një vrimë
fillestare me diametër 12 mm ose më shumë.
Futeni fletën në këtë vrimë për të nisur prerjen tuaj.
B) Prerje me temperim
Fig.13
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare
ose të bëni një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes
veprimet e mëposhtme.
(1)
Anoni veglën nga lart me anën e përparme
të bazës dhe majën e fletës të pozicionuar
mbi sipërfaqen e materialit.
(2)
Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që
ana e përparme e bazës të mos lëvizë kur të
ndizni veglën dhe ulni me ngadalë skajin
fundor të veglës.
(3)
Ndërkohë që fleta shpon materialin, ulni me
ngadalë bazën e veglës mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
(4)
Përfundoni prerjen në mënyrë normale.
Përfundimi i skajeve anësore
Fig.14
Për të prerë skajet anësore ose për të bërë rregullime
dimensionale, vendoseni fletën lehtësisht te anët e
prera.
Prerja e metaleve
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Mos kryerja e këtij veprimi do
ta konsumojë shumë fletën. Pjesa e poshtme e
materialit të punës mund të lyhet me graso në vend të
ftohësit.
Heqja e pluhurave
Fig.15
Punë të pastra prerjeje mund të bëhen duke e lidhur veglën
me një fshesë me korrent Makita. Futni tubin e fshesës me
korrent në vrimën në pjesën e pasme të veglës.
Plani lëvizës (aksesor opsional)
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni
aksesorët.
17

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents