Makita 3712 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for 3712:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime sigurie për makinën
buzëprerëse
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse të
1.
izoluara të kapjes sepse prerësi mund të prekë
kordonin e tij. Prerja e një teli me rrymë mund të
elektrizojë pjesët metalike të ekspozuara të veglës
elektrike dhe mund t'i japë punëtorit goditje elektrike.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
2.
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme. Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
Boshti i puntos së makinës buzëprerëse duhet të
3.
përputhet me mandrinën pincetë të projektuar.
Përdorni vetëm një punto makine buzëprerëse
4.
që ka vlerësim të paktën sa shpejtësia
maksimale në vegël.
Mbani mbrojtëse për dëgjimin gjatë periudhave
5.
të tejzgjatura të përdorimit.
Mbajini puntot e makinës buzëprerëse me
6.
shumë kujdes.
Kontrolloni punton e makinës buzëprerëse
7.
me kujdes për krisje ose dëmtim përpara
përdorimit. Zëvendësoni menjëherë punton e
krisur ose të dëmtuar.
8.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
për gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
9.
Mbajeni veglën fort.
10. Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
Sigurohuni që puntoja e makinës buzëprerëse të mos e
11.
prekë materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
12. Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni kujdes
nga dridhjet ose lëkundjet që mund të tregojnë
se puntoja nuk është vendosur siç duhet.
13. Bëni kujdes nga drejtimi i rrotullimit të puntos së
makinës buzëprerëse dhe nga drejtimi i shtyrjes.
14. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
15. Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që puntoja
e makinës buzëprerëse të ndalojë plotësisht
përpara se ta hiqni veglën nga materiali i punës.
16. Mos e prekni punton e makinës buzëprerëse
menjëherë pas punës; mund të jetë shumë e
nxehtë dhe mund t'ju djegë lëkurën.
17. Mos e lyeni me pakujdesi bazën me hollues,
benzinë, vaj ose të tjera si këto. Ato mund të
shkaktojnë krisje të bazës.
18. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
19. Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
respiratorin e duhur për materialin dhe për
aplikacionin me të cilët po punoni.
20. Vendoseni veglën në zonë të qëndrueshme.
Përndryshe mund të ndodhë aksident nga rrëzimi
dhe të shkaktojë lëndime.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i pjesës së dalë të puntos
së makinës buzëprerëse
Për të rregulluar pjesën e dalë të puntos lironi vidën
shtrënguese dhe lëvizni bazën lart ose poshtë sipas
dëshirës duke rrotulluar vidën rregulluese. Pasi ta keni
rregulluar, shtrëngoni fort vidën shtrënguese për të
siguruar bazën.
► Fig.1: 1. Baza 2. Shkalla 3. Dalja e puntos 4. Vida e
mbërthimit 5. Vida rregulluese
Rregullimi i këndit të bazës
Lironi bulonat flutura dhe rregulloni këndin e bazës
(5° për gradim) për të përftuar këndin e dëshiruar të
prerjes.
► Fig.2: 1. Buloni flutur 2. Gradimi 3. Dadoja flutur
4. Gomina e makinës buzëprerëse 5. Sasia e
prerjes së buzëve 6. Baza
Rregullimi i masës së prerjes së
buzëve
Me veglën të hequr nga korrenti dhe
KUJDES:
çelësin në pozicionin O, rrotulloni dadon unazë
mbi vegël disa herë që të siguroheni që puntoja
e makinës buzëprerëse të rrotullohet lirshëm dhe
nuk bie në kontakt fare me bazën ose gominën e
makinës buzëprerëse.
Për të rregulluar masën e prerjes së buzëve, lironi
dadot flutura dhe rregulloni gominën e makinës
buzëprerëse.
Veprimi i ndërrimit
Përpara se të lidhni veglën me
KUJDES:
korrentin, sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
fikur.
Për ta ndezur veglën, lëvizeni levën e çelësit drejt
pozicionit I. Për ta ndaluar veglën, lëvizeni levën e
çelësit drejt pozicionit O.
► Fig.3: 1. Leva e çelësit
18 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents