Makita DCS550 Instruction Manual page 20

Cordless metal cutter
Hide thumbs Also See for DCS550:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë dhe në
vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me forcë, ose
mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
Asnjëherë mos e përdridhni dhe mos ushtroni
forcë mbi vegël gjatë prerjes. Kjo mund të
shkaktojë
mbingarkesë
zmbrapsje të rrezikshme, që mund të çojë në
lëndim të rëndë të punëtorit.
Përpara përdorimit, mbani gjithmonë mbrojtëse
për sytë ose syze.
Fig.10
Mbajeni veglën fort. Vegla është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja
për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart
përdoren për të mbajtur veglën, ato nuk mund të priten
nga disku. Vendoseni bazën mbi materialin e punës që
do të pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun. Në vijim
ndizeni veglën dhe prisni derisa disku të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
prerja të përfundojë.
Për të bërë prerje sa më të pastra, mbajeni drejt vijën e
prerjes dhe shpejtësinë e avancimit të njëjtë. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë diskun e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme
dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni
derisa disku të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën.
Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni
sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që
ekspozojnë operatorin ndaj tallashit që nxjerr vegla.
Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
Kanalet e shikimit në bazë e bën të lehtë të shikoni
distancën ndërmjet skajit të përparmë të diskut dhe
materialit të punës sa herë që disku vendoset në
thellësinë maksimale të prerjes.
Fig.11
KUJDES:
Mos përdorni fletë të deformuar ose të krisur.
Zëvendësojeni me një të re.
Mos i vini materialet stivë kur t'i prisni.
Mos prisni çelik të kalitur, çelik inoks, dru,
materiale plastike, beton, tjegulla etj. Prisni vetëm
çelik të butë dhe alumin.
Mos e prekni diskun, materialin e punës ose ciflat
e prera me duar të zhveshura menjëherë pas
punës; mund të jenë shumë të nxehta dhe mund
t'ju djegin lëkurën.
motorit
dhe/ose
Përdorni gjithmonë disqet e përshtatshme për
punën
tuaj.
papërshtatshme mund të shkaktojë performancë
të dobët të prerjes dhe/ose të paraqesë rrezik për
lëndime personale.
Plani lëvizës (vizore udhëzues) (Aksesor)
Fig.12
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi të njëjtë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Inspektimi i diskut
Kontrolloni me kujdes fletën për krisje ose
dëmtime përpara dhe pas përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
Nëse vazhdoni të përdorni një fletë të pamprehur
mund të shkaktoni zmbrapsje të rrezikshme
dhe/ose mbingarkesë të motorit. Zëvendësojeni
me një fletë të re sapo ajo të mos presë siç duhet.
Disqet për prerësin e metalit nuk mund të
mprihen sërish.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.13
Hiqini
dhe
kontrollojini
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset
e
tyre.
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Fig.14
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
20
Përdorimi
i
disqeve
rregullisht
karbonçinat.
dyja
karbonçinat
duhen

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents