Pastrimi Dhe Kujdesi - Bosch MUZ45X Series Instruction Manual

Food processor accessory
Hide thumbs Also See for MUZ45X Series:
Table of Contents

Advertisement

sq
Pastrimi dhe kujdesi 
  ■ Fusni spinën në prizë.
  ■ Rrotulloni çelësin në nivelin M dhe 
mbajeni fort.
Sa më gjatë të mbahet e ndezur pajisja, aq 
më e imët bëhet prerja. Në rastin e bimëve 
aromatike/për kuzhinë, rezultati i dëshiruar 
i prerjes mund të arrihet edhe pas një kohë 
të shkurtër nga ndezja. Mjafton një „prekje" 
e shkurtër e nivelit M.
Udhëzim: Rekomandime për përdorimin 
e aksesorit mund të gjenden në pjesën 
„Receta".
Në figurën G paraqiten vlerat referecë për 
sasitë maksimale dhe kohën e përpunimit 
gjatë punës me aksesorë të ndryshëm.
Pas punës
W Rrezik dëmtimi nga mekanizmi
rrotullues!
Mos e prekni thikën e mikserit direkt me 
duar.
Figurë e detajuar 12-17
  ■ Lëshojeni çelësin rrotullues.
  ■ Hiqni spinën nga priza.
  ■ Rrotullojeni aksesorin në drejtim orar dhe 
hiqeni.
  ■ Rrotulloni aksesorin.
  ■ Lironi mbajtësin e thikave duke e 
rrotulluar në drejtim orar dhe hiqeni.
  ■ Vendoseni mbrojtësin e thikave dhe 
shtypeni derisa të fiksohet.
  ■ Vendosjani kapakun enës dhe 
mbylleni (b).
Këshillë: rekomandohet që aksesori të 
pastrohet direkt pas përdorimit. Aksesori 
i thikave mund të hiqet në mënyrë që të 
pastrohet më rrënjësisht (shih „Pastrimi dhe 
kujdesi").
40 

Pastrimi dhe kujdesi

W Rrezik prerjeje nga thika të mprehta!
Vendosni gjithmonë mbrojtësin e thikave 
kur punoni me thikat (montimi, çmontimi, 
pastrimi). Mos i prekni thikat e mikserit 
direkt me duar!
Kujdes!
Mos përdorni asnjë solucion larës gërryes. 
Sipërfaqet mund të dëmtohen.
Aksesorët e thikave, kapaku dhe hinka janë 
të përshtatshme për larje në enëlarëse. 
Aksesori i thikave mund të hiqet në mënyrë 
që të pastrohet më rrënjësisht.
Figura F
  ■ Rrotulloni mbajtësin e thikave (mbrojtësi 
i thikave është i vendosur).
  ■ Hiqni aksesorin e thikave nga mbajtësi, 
duke shtypur lehtë.
  ■ Për ta montuar përsëri, kapeni aksesorin 
e thikave në mbrojtësin e thikave dhe 
vendoseni në mbajtësin e thikave. 
Shtypeni poshtë derisa të fiksohet.
Këshillë: për larje paraprake,fusni pak ujë 
me solucion larës në aksesor sapo të keni 
mbaruar punë me të. Mbylleni me mbajtësin 
e thikave dhe vendoseni në përpunuesin e 
ushqimit. Ndizeni pajisjen për pak sekonda 
(niveli M). Zbrazeni ujin e pastrimit dhe 
shpëlajini pjesët me ujë të pastër.
Receta
Udhëzim: në varësi të gamës së 
aksesorëve, jo të gjtha recetat mund të 
zbatohen. Për recetat e shënuara me 
shenjën *, nevojitet aksesori i mikserit.
Përzierje erëzash mesdhetare
  – 9 g rozmarinë e thatë
  – 14 g fara të thata kumini
  – 6 g fara të thata koriandër
  – 3 g rigon i thatë
  – 2 g kanellë shkop, e thatë
  – 5 g kripë e trashë
Vegla: aksesori i bluarjes dhe aksesori i 
thikave me thikën e bluarjes (guarnicioni i zi)

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mumx seriesMumxx seriesMum5 series

Table of Contents