Samsung SC43 Series User Manual page 82

Hide thumbs Also See for SC43 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6
PASTRIMI I FILTRIT TË DALJES
Për ta hequr shtyjeni pjesën e kornizës së
fiksuar prapa trupit kryesor.
PARALAJMËRIM
Mbajini rregullisht të pastër filtrat për të parandaluar grumbullimin e pluhurit të imët.
Pastruesit dhe aromatizuesit e tapeteve dhe pluhurat e imëta si mielli duhet të pastrohen me
fshesën me korrent vetëm në sasi shumë të vogla. Pastrojini gjithmonë filtrat dhe koshin e
pluhurave pas fshirjes me fshesën me korrent. Mos e përdorni fshesën me korrent pa
vendosur filtrat ose koshin e pluhurave. Mos përdorni filtra të konsumuar, të shformuar apo
të dëmtuar. Instalojini gjithmonë filtrat në pozicionin e duhur siç tregohet në këtë manual.
Moszbatimi i këtyre kërkesave mund të shkaktojë dëmtim të pjesëve të brendshme dhe
mund ta bëjë të pavlefshme garancinë tuaj. Mos e përdridhni mikrofiltrin pas larjes. Mund të
bëhet shkak për shformimin ose dëmtimin e filtrit. Ndërrojeni filtrin nëse shformohet ose
dëmtohet (mund të bëhet shkak për futjen e pluhurave dhe papastërtive në motor).
Futeni filtrin siç duhet, pa lejuar hapësirë midis filtrit dhe kapakut të filtrit (mund të bëhet
shkak për futjen e pluhurave dhe papastërtive në motor).
Mbrojtësi termik: Kjo fshesë me korrent ka termostat të posaçëm që mbron motorin në rast
mbinxehjeje. Nëse fshesa me korrent fiket papritur, fikni çelësin dhe hiqeni fshesën nga priza.
Sigurohuni që ka korrent në prizë. Për të shmangur goditjen elektrike, kontaktoni një
elektricist të kualifikuar. Kontrolloni fshesën me korrent për burim të mundshëm mbinxehjeje,
si p.sh. koshi i pluhurave i mbushur plot, zorrë ose tub i bllokuar apo filtri i bllokuar.
Nëse zbulohen raste të tilla, ndreqini dhe prisni së paku 30 minuta përpara se të provoni të
përdorni fshesën me korrent. Pas periudhës 30-minutëshe, futni në prizë spinën e fshesës
me korrent dhe ndizni çelësin. Nëse fshesa me korrent vazhdon të mos punojë, kontaktoni
një inxhinier shërbimi.
DJ68-00473H-10.indb 10
OPSION
Kjo fshesë me korrent është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar mbetje dhe papastërti
ndërtimesh dhe tonerin e printerit me laser.
OPSION - MIKROFILTRI
Hiqeni dhe ndërrojeni filtrin e bllokuar të
daljes.
SHËNIM: Filtrat e zëvendësimit disponohen
nga shpërndarësi vendor i
Samsung-ut.
SQ-9
2017. 6. 21.
5:25

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Sc43q seriesSc43t seriesSc4320Sc43e0

Table of Contents