Download Print this page

Makita DUH481 Instruction Manual page 23

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH481:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Bëni kujdes të mos prekni aksidentalisht ndonjë
gardh metalik ose objekte të tjera të forta gjatë
prerjes. Disku do të thyhet dhe mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Është shumë e rrezikshme të zgjateni me prerësin e
shkurreve, veçanërisht nga një shkallë. Mos punoni
nga ndonjë vend i lëvizshëm ose të paqëndrueshëm.
Fig.6
Mos provoni të prisni degë më të trasha se 10 mm në
diametër me këtë prerës. Këto duhet të priten fillimisht
me gërshërë deri në nivelin e prerjes së shkurreve.
KUJDES:
Mos pritni pemë të thata ose objekte të ngjashme
të forta. Në të kundërt, mund të dëmtohet vegla.
Fig.7
Mbajeni prerësin me të dyja duart dhe tërhiqni këmbëzën
A ose B të çelësit dhe më pas lëvizeni përpara trupit tuaj.
Fig.8
Si punë bazë, anoni disqet në drejtimin e prerjes dhe
lëvizeni lehtë dhe ngadalë në shpejtësi prej 3 - 4
sekondash për metër.
Fig.9
Për të prerë majën e një shkurreje në mënyrë të
njëtrajtshme, ju ndihmon të lidhni një fije në lartësinë e
dëshiruar të shkurres dhe të prisni përgjatë saj, duke e
përdorur si vijë reference.
Fig.10
Montimi i grumbulluesit të ashklave (aksesor opsional)
në vegël gjatë prerjes drejt të shkurreve mund të
shmangë shpërndarjen e gjetheve të prera.
Fig.11
Për ta prerë pjesën anësore të shkurres në mënyrë të
njëtrajtshme, ju ndihmon të prisni nga poshtë lart.
Fig.12
Prisni drurin e bushit ose rododendrën nga baza drejt
majës për paraqitje të bukur dhe punë të mirë.
Instalimi ose heqja e grumbulluesit të
ashklave (aksesor opsional)
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se të instaloni ose të hiqni
grumbulluesin e ashklave.
SHËNIM:
Gjatë ndërrimit të grumbulluesit të ashklave,
mbani gjithmonë doreza në mënyrë që duart dhe
fytyra të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë me
diskun. Moskryerja e këtij veprimi mund të
shkaktojë lëndim personal.
Sigurohuni gjithmonë që ta hiqni kapakun e tehut
përpara se të instaloni grumbulluesin e ashklave.
Grumbulluesi i ashklave mbledh gjethet e prera
dhe
lehtëson
shpërndara. Grepi mund të montohet në cilëndo
anë të veglës.
Fig.13
Shtypni grumbulluesin e ashklave mbi fletët e gërshërës
në mënyrë që vrimat e tij të mbivendosen te dadot në
fletët e gërshërës.
Fig.14
Në këtë moment, grumbulluesi i ashklave duhet të
instalohet në mënyrë që kapëset e tij të futen në kanalet
e njësisë së fletëve të gërshërës.
Fig.15
Për ta hequr grumbulluesin e ashklave, shtypni levën e
tij në të dyja anët për të zhbllokuar kapëset.
KUJDES:
Kapaku i tehut (pajisje standarde) nuk mund të
vendoset në vegël kur grumbulluesi i ashklave
është i instaluar. Përpara lëvizjes ose ruajtjes,
çinstaloni grumbulluesin e ashklave dhe më pas
instaloni kapakun e tehut për të shmangur
ekspozimin e fletëve.
SHËNIM:
Kontrollojeni grumbulluesin e ashklave për instalim
të sigurt përpara përdorimit.
Asnjëherë mos provoni ta çinstaloni grumbulluesin
e ashklave duke ushtruar forcë të tepërt, me
kapëset të bllokuara në kanalet e njësisë së
fletëve. Ushtrimi i forcës së tepërt mund ta
dëmtojë atë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë pluhurin me një leckë të
thatë ose të lagur në ujë me sapun.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e tehut
Lyejeni diskun përpara punës dhe një herë në orë gjatë
punës, duke përdorur vaj makinerie ose vaj tjetër të
ngjashëm.
23
grumbullimin
e
gjetheve

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Duh483Duh521Duh523