Skil 5820 Manual page 154

Hide thumbs Also See for 5820:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
w
Sharra rrethore
HYRJE
Kjo pajisje është e projektuar për prerje gjatësore dhe
kryq në dru me prerje të drjta si dhe prerje këndore deri
në 50°; me lamat e përshtatshme të sharrës mund të
priten edhe metale jo ferrore, materiale të lehta ndërtimi
dhe plastikë
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit 3
TË DHËNAT TEKNIKE 1
ELEMENTET E VEGËL 2
A
Çelësi i aktivizimit
B
Çelësi i sigurisë
C
Butoni i bllokimit të boshtit
D
Buloni i thikës
E
Fllanxha
F
Mbrojtësja e poshtme
G
Leva për hapjen e mbrojtëses së poshtme
H
Sipërfaqja e kapjes
J
Çelës për vendosjen e thellësisë së sharrimit
K
Pllaka e këmbës
L
Treguesi i thellësisë së prerjes
M
Doreza për rregullimin e këndit të prerjes
N
Treguesi i këndit të prerjes
P
Vidë për rregullimin e ndalimit fundor 90°
Q
Streha e linjës së sharrës
R
Doreza prapa
S
Doreza përpara
T
Çelësi e thikës
V
Vend i ruajtjes për çelësin
W
Dalja e ashklave
Y
Përshtatësi i fshesës me korrent
Z
Rregullatori paralel
AA Çelësi për rregullimin e vizores gjatësore
AB Të çarat e ajrosjes
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË
PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet,
-
udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
mjet pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura
më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/
ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për
referencë në të ardhmen.
Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes
elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes
elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar
mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për
aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me
5820/5830
mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike
shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose
avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë
përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes
mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me
prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë
mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me
veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara
dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e
goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të
tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë.
Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi
është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte
me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë
rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë
kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e
spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg
nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që
lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun
e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme,
përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për
përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një
kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të
jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend
me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një
automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i
një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun
e goditjes elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni
dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune.
Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose
nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një
moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave
të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani
gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet
mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk
rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve
për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet
personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që
çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni
burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të
merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i
veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i
veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një
ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes
së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një
pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë
154

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

5830

Table of Contents