Makita DCF300 Instruction Manual page 14

Cordless fan
Hide thumbs Also See for DCF300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
ME RëNDëSI
Për të parandaluar lëndime të rënda, ju lutemi të lexoni dhe të kuptoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
para përdorimit.
Ky manual do t'ju nevojitet për paralajmërimet dhe masat paraprake të sigurisë, montimit, përdorimit, për
procedurat e kontrollit, mirëmbajtjes dhe pastrimit, si dhe listën e pjesëve. Mbajeni këtë manual në një vend të
sigurt dhe të thatë si referencë në të ardhmen.
ME RëNDëSI
UDHëZIME Të SIGURISë
Kur përdorni një pajisje elektrike, gjithmonë duhet të zbatohen disa masa paraprake mbrojtëse, si më poshtë:
LEXONI Të GJITHA UDHëZIMET PARA PëRDORIMIT Të KëSAJ PAJISJEJE.
PARALAJMËRIM – Për të ulur rrezikun nga zjarri, goditja elektrike ose lëndimet:
1. Mos e ekspozoni në kohë me shi. Mbajeni në ambiente të brendshme.
2. Mos lejoni të përdoret si lodër. Kini veçanërisht kujdes kur përdoret nga fëmijët ose në afërsi të tyre.
3. Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve në këtë manual. Të përdoren vetëm pjesët shtesë të rekomanduara nga
prodhuesi.
4. Të mos përdoret me bateri të dëmtuar. Nëse pajisja nuk funksionon si duhet, nëse është goditur, dëmtuar, lënë në
ambiente të jashtme apo nëse ka hyrë në ujë, dërgojeni në një qendër riparimi.
5. Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
6. Mos futni objekte në çarje.
7. Mbajini flokët, rrobat e lirshme, gishtat dhe të gjitha pjesët e trupit larg nga çarjet dhe pjesët lëvizëse.
8. Fikni të gjitha komandat para se të hiqni baterinë.
9. Përdorni vetëm përshtatësin e rrymës alternuese ose karikuesin e dhënë nga prodhuesi. Pjesët shtesë që mund të
përdoren për një ventilator pa kordon mund të jenë të rrezikshme kur përdoren tek të tjerët.
10. Mos karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
11. Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona (ku përfshihen fëmijët) me aftësi fizike, ndijore ose mendore të
kufizuara apo të cilëve u mungon eksperienca dhe njohuria, nëse nuk kanë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me
përdorimin e pajisjes nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.
12. Fëmijët duhet të kenë mbikëqyrje për të garantuar se nuk do të luajnë me pajisjen.
13. Mos e ekspozoni në zjarr apo në temperatura të larta.
14. Mos e përdorni në afërsi të flakëve, prushit, ose në atmosferë shpërthyese, si në praninë e lëngjeve, të gazrave ose
pluhurit të ndezshëm. Ventilatorët pa kordon krijojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt e ndezshëm.
RUAJINI KëTO UDHëZIME
Kjo pajisje synohet të përdoret në ambiente shtëpiake.
RREGULLA SIGURIE Të TJERA
1. Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi dhe manualin e instalimit të përshtatësit para përdorimit.
2. Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re diçka të pazakontë.
3. Nëse ju rrëzohet ose e godisni ventilatorin, kontrollojeni me kujdes për plasaritje apo dëmtime para përdorimit.
4. Mos e afroni me sobat ose burimet e tjera të nxehtësisë.
5. Mos e përdorni nëse ka pjesë të thyera, harkuara, plasaritura apo të dëmtuara. Çdo ventilator pa kordon i dëmtuar
në ndonjë mënyrë ose që funksionon në mënyrë jo të zakonshme duhet të mos përdoret më. Kontrollojeni para
çdo përdorimi.
6. Mos e lini ventilatorin pa kordon të aktivizuar dhe pa praninë e dikujt.
7. Mos e shpërdoroni përshtatësin e rrymës alternuese. Kurrë mos e përdorni kordonin e përshtatësit për të mbajtur
ventilatorët ose për të hequr fishën nga priza. Mbajeni përshtatësin larg nga nxehtësia, vajrat, cepat e mprehtë
ose pjesët e lëvizshme. Ndërrojeni menjëherë përshtatësin e dëmtuar. Përshtatësi i dëmtuar mund të rrisë rrezikun
ndaj goditjes elektrike.
RUAJINI KëTO UDHëZIME.
PëRDORIMI DHE KUJDESI PëR VENTILATORIN PA KORDON
1. Përdorni ventilatorin e duhur pa kordon për zbatimin tuaj. Mos e përdorni ventilatorin për qëllime që nuk duhen.
14
RUAJENI KëTë MANUAL
PARALAJMëRIMET DHE RREGULLAT E SIGURISë

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcf300z

Table of Contents