Informacionet Për Baterinë Dhe Karikuesin - Nokia 6 Manual

Hide thumbs Also See for 6:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 6 Udhëzues Përdorues
INFORMACIONET PËR BATERINË DHE KARIKUESIN
Informacione për baterinë dhe karikuesin
Për të kontrolluar nëse telefoni juaj ka një bateri të heqshme apo të paheqshme, shikoni
udhëzuesin e fillimit.
Pajisjet me bateri të heqshme Përdoreni pajisjen tuaj vetëm me një bateri origjinale të
rikarikueshme. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës
ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është
dukshëm më e shkurtër se normalisht, zëvendësoni baterinë.
Pajisjet me bateri të paheqshme Mos u përpiqni ta hiqni baterinë, pasi mund të dëmtoni
pajisjen. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës ajo do
të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është dukshëm
më e shkurtër se normalisht, për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni atë në pikën më të afërt të
autorizuar të shërbimit.
Karikojeni pajisjen tuaj me një karikues të përputhshëm. Lloji i spinës së karikuesit mund të
ndryshojë. Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të pajisjes.
Informacionet e sigurisë për baterinë dhe karikuesin
Pas përfundimit të karikimit të pajisjes suaj, hiqeni karikuesin nga pajisja dhe nga priza. Kini
parasysh se karikimi i vazhdueshëm nuk duhet të kalojë mbi 12 orë. Nëse një bateri plotësisht e
karikuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Temperaturat ekstreme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Përpiquni
që ta mbani baterinë gjithmonë midis temperaturave 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F) për
një rendiment optimal. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë
përkohësisht. Kini parasysh se bateria mund të shkarkohet shpejt në temperatura të ulëta
dhe të humbasë aq energji sa të fikë telefonin brenda pak minutave. Kur jeni në ambiente të
jashtme në temperatura të ulëta, mbajeni telefonin ngrohtë.
Zbatoni rregulloret lokale. Kur është e mundur, ricikloni. Mos e asgjësoni njësojë si mbetjet
shtëpiake.
Mos e ekspozoni baterinë ndaj trysnisë jashtëzakonisht të ulët të ajrit dhe mos e lini atë në
temperatura jashtëzakonisht të larta, si p.sh. ta hidhni në zjarr, pasi kjo mund të shkaktojë
shpërthimin e baterisë ose rrjedhjen e lëngjeve ose gazit të djegshëm nga ajo.
Mos e zbërtheni, pritni, shtypni, përthyeni, shponi apo dëmtoni baterinë në asnjë mënyrë.
Në rast se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë,
shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore. Mos e modifikoni,
mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e zhytni apo ekspozoni atë ndaj ujit ose
lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe karikuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i
papërshtatshëm ose përdorimi i baterive dhe karikuesve të papërputhshëm dhe të pamiratuar
© 2021 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
60

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

3

Table of Contents