Fëmijët E Vegjël; Pajisjet Mjekësore; Pajisjet Mjekësore Të Transplantuara - Nokia 6 Manual

Hide thumbs Also See for 6:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 6 Udhëzues Përdorues
mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo
miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose karikuesi është dëmtuar, dërgojeni në një
qendër shërbimi ose te shitësi i telefonit para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni
asnjëherë një bateri ose karikues të dëmtuar. Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të
brendshme. Mos e karikoni pajisjen tuaj gjatë një stuhie me vetëtima. Kur karikuesi nuk
është i përfshirë në kutinë e shitjes, karikojeni pajisjen duke përdorur kabllon e të dhënave
(e përfshirë) dhe një përshtatës elektrik me USB (mund të shitet veçantë). Mund ta karikoni
pajisjen me kabllo dhe përshtatës elektrikë të palëve të treta që janë në përputhje me USB
2.0 ose versione të mëvonshme si dhe me rregulloret e zbatueshme të shtetit dhe standardet
ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë. Përshtatësit e tjerë mund të mos i përmbushin
standardet e zbatueshme të sigurisë dhe karikimi me përshtatës të tillë mund të përbëjë rrezik
për humbje të pronës ose lëndime personale.
Për të hequr nga priza karikuesin ose aksesorët, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Për më tepër, pikat e mëposhtme vlejnë në rast se pajisja juaj ka një bateri të heqshme:
• Fikeni gjithmonë pajisjen dhe hiqni karikuesin nga spina përpara se të hiqni baterinë.
• Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik prek shiritat metalikë
në bateri. Kjo gjë mund të dëmtojë baterinë ose objektin tjetër.
FËMIJËT E VEGJËL
Pajisja juaj dhe pajisjet shtesë të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla.
Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.
PAJISJET MJEKËSORE
Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të
ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek
ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore për të përcaktuar nëse janë të mbrojtura mirë nga
energjia e jashtme e radiovalëve.
PAJISJET MJEKËSORE TË TRANSPLANTUARA
Për të shmangur ndërhyrje të mundshme, prodhuesit e pajisjeve mjekësore të implantuara
rekomandojnë një hapësirë minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje pa tel dhe
pajisjes mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet që:
• Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi
më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç)
nga pajisja mjekësore.
• Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër
© 2021 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
gjoksit.
• Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në
anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
61

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

3

Table of Contents