Para Përdorimit Të Frigoriferit - Electrolux LRT5MF38U0 User Manuel

Larder
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PJESA 1.
PARA PËRDORIMIT TË FRIGORIFERIT
Paralajmërime të përgjithshme
PARALAJMËRIM: Mbajini hapësirat e ajrimit të pajisjes
ose në strukturën e brendshme pa pengesa.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose
mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç
atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda
ndarjeve për ruajtjen e ushqimit të pajisjes, nëse nuk
rekomandohen nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM: Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që
kordoni i energjisë të mos bllokohet ose
dëmtohet.
PARALAJMËRIM: Mos vendosni disa priza portative apo
furnizime me energji portative
mbrapa pajisjes.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur rrezikun për shkak të
paqëndrueshmërisë të pajisjes, ajo duhet të fiksohet sipas
udhëzimeve.
Nëse pajisja juaj përdor R600a si lëndë ftohëse - mund ta
mësoni këtë informacion nga etiketa në ftohësi - duhet të bëni
kujdes gjatë transportit dhe instalimit për të mos lejuar që
elementët ftohës të pajisjes të dëmtohen. Megjithëse R600a
është një gaz natyror i padëmshëm për mjedisin. Meqenëse
është shpërthyes, në rast të ndonjë rrjedhjeje të shkaktuar
nga dëmtimi në elementët ftohës, largojeni frigoriferin nga
flakët ose burimet e nxehtësisë dhe ajroseni dhomën për disa
minuta ku ndodhet pajisja.
AL - 101 -

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents