Makita DVC866L Instruction Manual page 27

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC866L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Lëshojeni kapakun e depozitës nga kanxha dhe ngrijeni
lart.
Hiqni pluhurin nga filtri prej pëlhure / parafiltri dhe më
pas hiqni qesen e polietilenit nga depozita.
► Fig.15
SHËNIM: Nxirreni qesen e polietilenit me kujdes nga
depozita në mënyrë që ajo mos të ngecë dhe të griset
nga pjesa e dalë në depozitë gjatë zbrazjes së saj.
SHËNIM: Zbrazeni qesen e polietilenit përpara se të
mbushet. Pluhuri i tepërt në depozitë mund të grisë
qesen e polietilenit.
Instalimi i kutisë së veglave
1.
Lironi bllokuesin e kapakut të baterisë dhe hapni
kapakun e baterisë.
2.
Vendosni shinat në kutinë e veglave përgjatë
kanaleve në fole.
3.
Mbylleni kapakun e baterisë dhe aplikoni
bllokuesin.
► Fig.16
Kutia e veglave është praktike për mbajtjen e baterive,
tubin, ose unazat.
► Fig.17
Lidhja e tubit
VINI RE:
Mos e përkulni ose shtypni tubin me
forcë. Mos e lëvizni fshesën duke e tërhequr nga
tubi. Përkulja, shtypja dhe tërheqja e tubit mund të
shkaktojë dëmtimin ose deformimin e tubit.
VINI RE:
Kur thithni mbeturina të mëdha si
tallash, pluhur betoni ose mbeturina të tjera
të ngjashme me përmasa jo të vogla, përdorni
tubin me diametër të brendshëm prej 38 mm
(aksesor opsional). Përdorimi i tubit me diametër të
brendshëm prej 28 mm (aksesor opsional) mund të
shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin e tubit.
Fusni tubin në portën e montimit të depozitës dhe
rrotullojeni në drejtim orar derisa të zërë vend.
► Fig.18
Lidhja e aksesorit me funksionin e
kyçjes
Aksesorë opsionalë
Fusni aksesorin në folenë e thithjes derisa të kërcasë.
Për ta hequr, tërhiqni aksesorin ndërkohë që shtypni
butonin e lëshimit.
► Fig.19: 1. Foleja e thithjes me funksionin e
kyçjes 2. Butoni i lëshimit 3. Aksesori me
funksionin e kyçjes
SHËNIM: Aksesori me funksionin e kyçjes është
i disponueshëm kur përdorni folenë e thithjes me
funksionin e kyçjes.
► Fig.20: 1. Aksesori me funksionin e kyçjes 2. Foleja
e thithjes me funksionin e kyçjes 3. Foleja e
thithjes pa funksionin e kyçjes
Rregullimi i gjatësisë së tubit
zgjatues me rrëshqitje
Aksesorë opsionalë
Me shtypjen e butonit të rrëshqitjes, rregulloni gjatësinë e
tubit. Gjatësia bllokohet kur lëshohet butoni i rrëshqitjes.
► Fig.21: 1. Butoni i rrëshqitjes
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Ruajtja e aksesorëve
Tubat mund të vendosen në mbajtësen e tubit kur
fshesa nuk përdoret për një kohë të shkurtër.
► Fig.22
► Fig.23
Tubi mund të ruhet rrotull veglës duke lidhur dy fundet.
► Fig.24
Pastrimi i filtrit prej pëlhure
Filtri prej pëlhure i bllokuar shkakton performancë të
dobët në thithje.
Pastrojeni filtrin prej pëlhure herë pas here.
Për të hequr pluhurin dhe grimcat që futen në filtrin prej
pëlhure, shkundni me shpejtësi fundin e skeletit disa herë.
► Fig.25: 1. Filtri prej pëlhure
Pastrimi i filtrit të pluhurit (HEPA)
dhe parafiltrit
Aksesorë opsionalë
Bllokimi i filtrit të pluhurit, parafiltrit dhe amortizatorit
shkaktojnë thithje të dobët. Pastroni filtrat dhe
amortizatorët herë pas here.
Për të hequr pluhurin dhe grimcat që futen në filtra,
shkundni me shpejtësi fundin e skeletit disa herë.
Me raste lani filtrin e pluhurit me ujë, shpëlajeni dhe
thajeni mirë në hije përpara përdorimit. Mos i lani kurrë
filtrat në makinën larëse.
► Fig.26
SHËNIM: Mos i fërkoni dhe kruani filtrin e pluhurit,
parafiltrin ose amortizatorin me objekte të forta si
furçë apo me spatul.
SHËNIM: Filtrat konsumohen me kalimin e kohës.
Rekomandohet që të mbani disa të tillë rezervë.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc156l

Table of Contents