Makita DVC866L Instruction Manual page 26

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC866L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Doreza e transportimit
Kur ngrini fshesën, ngrijeni duke e mbajtur në dorezën e
sipërme në kokë. Doreza mund të futet sërish në kokën
e saj kur nuk është në përdorim.
► Fig.9
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Gjithmonë mbani veshur maskë
kundër pluhurit gjatë montimit ose mirëmbajtjes.
Instalimi i filtrit të pluhurit (HEPA)
dhe parafiltrit (për pluhurin e thatë)
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Mos thithni ujë, lëngje të tjera ose
pluhur të njomë kur përdorni filtrin e pluhurit.
Thithja e sendeve të tilla mund të shkaktojë çarjen e
filtrit të pluhurit.
Për të përdorur filtrin e pluhurit:
1.
Hiqni kafazin e filtrit dhe filtrin prej pëlhure.
► Fig.10: 1. Kafazi i filtrit 2. Filtri prej pëlhure
2.
Vendoseni parafiltrin në depozitë duke
bashkërenditur shenjat e pozicionit të montimit.
3.
Montoni amortizatorin në filtrin e pluhurit dhe më
pas vendosini ato në parafiltër duke bashkërenditur
shenjat e pozicionit të montimit.
4.
Montoni kapakun e depozitës dhe kyçeni.
► Fig.11: 1. Kapaku i depozitës 2. Filtri i pluhurit
(HEPA) 3. Amortizatori 4. Parafiltri
5. Depozita 6. Shenja e pozicionit të
montimit
VINI RE:
Para se të përdorni filtrin e pluhurit,
sigurohuni që parafiltri dhe amortizatori të
përdoren gjithmonë së bashku. Nuk lejohet që të
instaloni vetëm filtrin e pluhurit.
Vendosja e paketës prej letre
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
paketën prej letre, sigurohuni që filtri prej pëlhure
ose parafiltri të përdoren së bashku. Nëse nuk e
përdorni bashkë filtrin prej pëlhure / parafiltrin mund
të shkaktohet zhurmë e pazakontë dhe nxehtësi, e
cila mund të rezultojë në zjarr.
Para se të përdorni
VINI RE:
Mos thithni ujë, lëngje të tjera ose
pluhur të njomë kur përdorni paketën prej letre.
Thithja e sendeve të tilla mund të shkaktojë çarjen e
paketës prej letre.
VINI RE:
Gjatë përdorimit të filtrit prej pëlhure,
sigurohuni që pluskuesi dhe kafazi i pluskuesit të
jenë vendosur në kapakun e depozitës.
VINI RE:
Kur përdorni parafiltrin, sigurohuni që
filtri i pluhurit dhe amortizatori të përdoren së
bashku.
1.
Zgjatni paketën prej letre.
2.
Bashkërenditni vrimën e paketës prej letre me
vrimën e thithjes së pluhurit në fshesë.
3.
Fusni kartonin e paketës prej letre brenda në
mbajtëse në mënyrë që të jetë e pozicionuar në fund,
përtej pjesës së dalë të dhëmbëzuar.
► Fig.12: 1. Paketa prej letre 2. Mbajtësja
Instalimi i qeses së polietilenit
Fshesa mund të përdoret edhe pa qesen e polietilenit.
Megjithatë, përdorimi i qeses së polietilenit e bën më të
lehtë zbrazjen e depozitës pa bërë pis duart.
Përhapni qesen e polietilenit në depozitë. Vendoseni
ndërmjet pllakës së mbajtëses dhe depozitës dhe
tërhiqeni në vrimën e tubit.
► Fig.13: 1. Pllaka e mbajtëses 2. Qese polietileni
Hapeni qesen rreth pjesës së sipërme të depozitës në
mënyrë që buza e filtrit prej pëlhure / parafiltrit të kapin
dhe mbajnë mirë qesen.
► Fig.14: 1. Filtri prej pëlhure / parafiltri
SHËNIM: Mund të përdoret një qese polietileni që
gjendet në treg. Rekomandohet qese 0,04 mm ose
më e trashë.
SHËNIM: Pluhuri i tepërt mund ta grisë qesen,
ndaj mos thithni më shumë pluhur sesa gjysma e
kapacitetit të qeses.
Zbrazja e qeses së polietilenit
PARALAJMËRIM:
së polietilenit, sigurohuni gjithmonë që fshesa
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë goditje
elektrike dhe lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Mos ushtroni trysni të madhe te
depozita. Ushtrimi i trysnisë së madhe mund të
deformojë dhe dëmtojë pjesët.
KUJDES:
Zbrazni depozitën të paktën një herë
në ditë, edhe pse kjo varet nga vëllimi i pluhurit të
mbledhur në depozitë. Përndryshe, forca thithëse
do të dobësohet dhe motori mund të prishet.
KUJDES:
Kur zbrazni depozitën mos e kapni
atë nga kanxha. Po kapët kanxhën ajo mund të
thyhet.
26 SHQIP
Përpara zbrazjes së qeses

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc156l

Table of Contents