Makita DML813 Instruction Manual page 150

Cordless worklight
Hide thumbs Also See for DML813:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i këndit të kokës me dritë
KUJDES:
Tregoni kujdes të mos pickoni
gishtat kur rregulloni këndin e kokës me dritë.
Rrotullojeni kokën me dritë siç ilustrohet në këndin e
dëshiruar.
► Fig.9
Vetëm për DML814
Zona e ndriçimit mund të rregullohet duke rrotulluar
njësitë individuale të llambës.
► Fig.10: 1. Njësia e llambës
SHËNIM: Nëse bie forca e mbërthimit të kokës
me dritë ose njësisë së llambës, shtrëngoni vidat.
(Referojuni seksionit për shtrëngimin e vidës.)
Shtrëngimi i vidës
KUJDES:
Përpara shtrëngimit të vidave,
nxirrini shufrat deri në fund ose shtrijeni pajisjen
në anë. Përndryshe, koka me dritë mund të lëvizë
aksidentalisht dhe të shkaktojë lëndim.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni vidën më shumë se sa
duhet. Ndryshe pjesët bashkuese mund të thyhen.
VINI RE:
Mos përdorni vegla elektrike për
të shtrënguar vidën. Ndryshe vida mund të
shtrëngohet më shumë se sa duhet.
Nëse forca e mbërthimit të disa pjesëve bashkuese bie,
shtrëngoni vidën si në figurë.
Për kapëset e zgjatimit
► Fig.11: 1. Vida
Për kokën me dritë
► Fig.12: 1. Vida
Për njësitë individuale të llambës (vetëm DML814)
► Fig.13: 1. Vida
Rripi i krahut
Aksesor opsional
KUJDES:
Kur transportoni pajisjen, mbajeni
nga doreza e transportimit edhe nëse po përdorni
rripin e krahut. Transportimi i pajisjes duke përdorur
vetëm rripin e krahut e bën atë të paqëndrueshme.
Rripi i krahut mund të dalë nga vendi ose pajisja
mund të godisë objekte të tjera dhe mund të
shkaktojë lëndim.
Vendosini mirë grepat e rripit të krahut në pjesët e
montimit siç tregohet në figurë.
► Fig.14: 1. Rripi i krahut 2. Grepi 3. Bazamenti
SHËNIM: Gjithashtu mund të bashkoni rripin e krahut
te çanta e veglave (aksesor opsional) siç ilustrohet.
► Fig.15: 1. Rripi i krahut 2. Çanta e veglave
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
lëndimeve, mos shikoni direkt te llamba në punë
ose mos e ekspozoni dritën ndaj syve. Mund të
ndodhë lëndim serioz i syve.
PARALAJMËRIM:
djegieve dhe zjarrit, mos e prekni kokën me dritë,
dhe mbajeni larg nga materialet e djegshme gjatë
punës.
KUJDES:
Gjatë përdorimit të pajisjes,
gjithmonë sigurohuni që këmbët e këmbalecit të
jenë në pozicion plotësisht të hapur. Në të kundërt,
mund të rrëzohet aksidentalisht.
VINI RE:
Mos i shtypni butonat me forcë.
Ndryshe, mund të rezultojë në keqfunksionim.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.16: 1. Butoni i ndezjes së energjisë 2. Butoni i
ndryshimit të ndriçimit
Ndezja/fikja e pajisjes
Shtypni butonin e energjisë për të ndezur pajisjen.
Shtypni butonin e energjisë sërish për të fikur pajisjen.
SHËNIM: Pajisja ndizet në të njëjtin ndriçim si në
cilësimin e fundit.
Ndryshimi i ndriçimit
Shtypni butonin e ndryshimit të ndriçimit ndërkohë që
pajisja është në punë. Ndriçimi ulet çdo herë që shtypni
butonin e ndryshimit të ndriçimit. Ndriçimi do të kthehet
në cilësimin më të lartë kur përdoret në ndriçimin më
të ulët.
Kur kapaciteti i baterisë ulet, dritat LED fiken përveç një
pjese të dritave LED siç ilustrohet. (Më pas, disa minuta
më vonë, sistemi e shkëput automatikisht energjinë.)
Në këtë situatë, hiqni kutinë e baterisë nga vegla dhe
pajisja dhe karikojeni.
► Fig.17
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që pajisja
të jetë fikur, e shkëputur, dhe që kutia e baterisë
të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
150 ALBANIAN
Për të reduktuar rrezikun e
Për të reduktuar rrezikun e

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dml814

Table of Contents