Samsung SC07M25 Series Instructions Manual page 71

Hide thumbs Also See for SC07M25 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar
shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni
fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të
tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë
dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
• Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të
mprehta nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund
të dëmtoni pjesët e saj.
• Mos e bllokoni portën thithëse ose atë shkarkuese.
• Mos e përdorni fshesën me korrent pa pasur në
vend qesen e pluhurave dhe filtrat.
• Mos perdorni filtra te konsumuar, te shformuar apo
te demtuar. Futeni filtrin sic duhet.
– Mund të bëhet shkak për futjen e pluhurave dhe
papastërtive në motor.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet,
fikeni dhe konsultohuni me agjentin e autorizuar të
shërbimit.
• Nëse ka rrjedhje gazi ose kur përdoren spërkatës
të djegshëm, si p.sh. heqës pluhuri, mos e prekni
prizën, si dhe hapni dritaret për të ajrosur dhomën.
– Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar
mbetje dhe papastërti ndërtimesh dhe tonerin e
printerit me laser. Mbajini rregullisht të pastër
filtrat për të parandaluar grumbullimin e pluhurit të
imët.
• Pastruesit dhe aromatizuesit e tapeteve dhe
pluhurat e imëta si mielli duhet të pastrohen me
fshesën me korrent vetëm në sasi shumë të vogla.
• Tregoni kujdes të veçantë kur të pastroni mbi
shkallë.
• Mos e përdorni për të thithur ujin.
• Mos e zhytni në ujë për ta pastruar.
• Zorra duhet të kontrollohet rregullisht dhe nuk
duhet të përdoret nëse është e dëmtuar.
• Mbani spinën kur mblidhni kordonin në rrotull. Mos
lini që spina të përplaset kuturu gjatë mbledhjes.
Shqip 7

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents