Philips Sonicare HX6352 Manual page 118

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
118
Shqip
4 Për të lidhur furçën e dhëmbëve me aplikacionin, ndizni furçën e
dhëmbëve duke shtypur butonin e fikjes/ndezjes ose butonin e
modalitetit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Kur të ndizni furçën e dhëmbëve, sigurohuni që të mos
jetë e vendosur në ngarkues.
5 Aplikacioni lidhet automatikisht me furçën e dhëmbëve. Nëse furça
e dhëmbëve nuk lidhet, ndiqni hapat e diagnostikimit të dhëna në
aplikacion.
Shënim: Mbajeni pajisjen celulare pranë furçës së dhëmbëve kur ta
përdorni këtë të fundit. Sigurohuni që pajisje celulare të jetë në një
vend të sigurt e të thatë.
Përdorimi i "Philips Sonicare"
Për fëmijët nën 8 vjeç, rekomandohet larja e dhëmbëve nga prindi
ose kujdestari në moshë madhore.
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
1 Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël paste
dhëmbësh.
2 Prekni dhëmbët me fijet e furçës në një kënd të vogël (45 gradë),
duke i shtyrë në mënyrë që fijet e furçës të arrijnë vijën e mishrave
të dhëmbëve ose pak nën vijën e mishrave të dhëmbëve. (Fig. 5)
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në kontakt me
dhëmbët.
3 Për të ndezur "Philips Sonicare", shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
4 Mjafton të ushtroni një shtypje të lehtë për të maksimizuar
efikasitetin e furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" dhe për larjen
e dhëmbëve do të kujdeset ajo. Mos fërkoni fort.
5 Lëvizni ngadalë kokën e furçës nëpër dhëmbë me lëvizje të vogla
para-mbrapa në mënyrë që fijet më të gjata të furçës të futen
midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit të
larjes së dhëmbëve.
6 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë,
anojeni dorezën e furçës në drejtim gjysmëvertikal dhe kryeni disa
lëvizje vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb (Fig. 6).

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Sonicare hx6342

Table of Contents