Makita DMR114 Instruction Manual page 74

Bluetooth job site radio
Hide thumbs Also See for DMR114:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP
(Udhëzimet origjinale)
Shpjegim i pamjes së
përgjithshme (Fig. 1)
1. Antena e integruar (AM)
2. Doreza/Antena e integruar (FM)
3. Bllokuesi i folesë së baterisë
4. Kapaku i folesë së baterisë (që mbulon kutinë e
baterisë)
5. Altoparlanti
6. Foleja DC IN
7. Nënvuferi
8. Butoni i energjisë/kohëmatësit të fjetjes
9. Butoni i burimit
10. Butoni i alarmit me radio
11. Butoni i alarmit me zile
12. Butoni me paravendosje 3/Butoni i luajtjes/pauzës
13. Butoni me paravendosje 5
14. Butoni me paravendosje 4/Butoni Kënga tjetër
15. Çelësi i volumit/kontrollit të sintonizimit/zgjedhjes
16. Butoni i kontrollit të balancuesit
17. Foleja AUX IN
18. Porta USB e furnizimit me energji
19. Butoni i menysë/informacionit
20. Treguesi LED i regjimit të balancuesit
21. Butoni me paravendosje 2/Butoni Kënga e
mëparshme
22. Butoni me paravendosje 1/Butoni i çiftimit të
Bluetooth-it
23. Ekrani LCD
24. Foleja e baterisë
25. Foleja e baterive rezervë
EKRANI LCD
A. Alarmi me radio
B. Alarmi me zile
C. Simboli stereo
D. Treguesi i nivelit të ulët të baterisë
E. Ora
F. Frekuenca
G. RDS (Sistemi i të dhënave radio)
H. Ikona e kohëmatësit të fjetjes
I.
PM për orën
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Vetëm për shtetet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose
paketën e baterisë së bashku me
mbeturinat e shtëpisë! Në përputhje me
Direktivën Evropiane për mbetjet nga
pajisjet elektrike dhe elektronike, për
bateritë dhe akumulatorët dhe mbetjet
nga bateritë dhe akumulatorët dhe
implementimin e tyre në përputhje me
legjislacionin kombëtar, pajisjet elektrike,
bateritë dhe paketën(at) e baterisë që
kanë arritur fundin e jetëgjatësisë së
tyre duhet të mblidhen veçmas dhe të
dorëzohen në një objekt riciklimi që nuk
dëmton mjedisin.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
TË SIGURISË
PARALAJMËRIM:
1. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të karikuesit përpara përdorimit.
2. Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
3. Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë si
radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat apo
aparatura të tjera (duke përfshirë amplifikatorët) që
prodhojnë nxehtësi.
4. Përdorni vetëm aksesorët e specifikuar nga
prodhuesi.
5. Shkëputeni këtë aparaturë gjatë stuhive me rrufe ose
kur nuk përdoret për një kohë të gjatë.
6. Radioja me bateri, me bateri integrale ose paketë
baterie të veçantë, duhet të rikarikohet vetëm me
karikuesin e specifikuar për baterinë. Karikuesit e
përshtatshëm për një lloj baterie mund të paraqesin
rrezik zjarri kur përdoren me një bateri tjetër.
7. Përdoreni radion me bateri vetëm me paketa baterie
të projektuara posaçërisht. Përdorimi i baterive të
tjera mund të paraqesë rrezik zjarri.
8. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera
metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri
terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija,
djegie ose zjarr.
9. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara
siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ka
rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj
tokëzohet.
10. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë vendin e kontaktit. Nëse
lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën
e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë
acarim ose djegie.
74 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents