Download Print this page

Fig.43 4 - Makita DHR280 Instruction Manual

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR280:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Flakja e pluhurit
Aksesor opsional
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Sigurohuni që kur të flakni pluhurin
të mbani veshur maskë kundër pluhurit.
KUJDES:
Zbrazeni kutinë e pluhurit
rregullisht përpara se kutia e pluhurit të
mbushet plot. Nëse nuk veproni kështu, mund të
ulet rendimenti i thithjes së pluhurit dhe mund të
shkaktohet thithje e pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Rendimenti i thithjes së pluhurit
ulet nëse filtri në kutinë e pluhurit bllokohet. Si
udhëzim, zëvendësojeni filtrin me një të ri pas
rreth 200 herësh mbushjeje me pluhur. Në të
kundërt mund të shkaktohet thithje të pluhurit me
frymëmarrje.
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit ndërsa mbani shtypur
levën e kutisë së pluhurit.
► Fig.36: 1. Leva
2.
Hapni kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.37: 1. Kapaku
3.
Hidheni pluhurin dhe më pas pastroni filtrin.
► Fig.38
VINI RE:
Gjatë pastrimit të pluhurit, mos e prekni
filtrin me furçë apo diçka të ngjashme, ose mos
fryni ajër të ngjeshur mbi filtër. Kjo mund ta
dëmtojë filtrin.
Fryrësja
Aksesor opsional
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
► Fig.39
Përdorimi i kompletit të kupës
kundër pluhurit
Aksesor opsional
Vendoseni kompletin e kupës kundër pluhurit kundrejt
tavanit kur përdorni veglën.
► Fig.40
VINI RE:
Mos e përdorni kompletin e kupës
kundër pluhurit kur shponi në metal ose material
të ngjashëm. Kjo mund të dëmtojë kupën kundër
pluhurit për shkak të nxehtësisë së prodhuar
nga pluhuri i imët i metalit ose materialeve të
ngjashme.
VINI RE:
Mos e instaloni ose hiqni kompletin e
kupës kundër pluhurit me punto të vendosur në
vegël. Ajo mund të dëmtojë kompletin e kupës
kundër pluhurit dhe mund të shkaktojë rrjedhje të
pluhurit.
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Aksesor opsional për DHR282/DHR283
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.41
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me
valë, pastroni pluhurin dhe papastërtitë në
vegël. Pluhuri ose papastërtitë mund të shkaktojnë
keqfunksionim nëse hyjnë në folenë e njësisë me
valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin
që shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se
të ngrini njësinë me valë, prekni një material që
shkarkon elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë
metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë,
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
1.
Hapni kapakun në vegël siç tregohet në figurë.
► Fig.42: 1. Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
► Fig.43: 1. Njësia me valë 2. Pjesa e dalë 3. Kapaku
4. Pjesa e futur
45 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dhr281Dhr282Dhr283