Download Print this page

Makita DHR280 Instruction Manual page 42

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR280:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i thellësisë së shpimit të
sistemit të thithjes së pluhurit
Aksesor opsional
Rrëshqiteni butonin e rregullimit të thellësisë në
pozicionin e dëshiruar ndërsa e shtyni lart. Distanca (A)
është thellësia e shpimit.
► Fig.15: 1. Butoni i rregullimit të thellësisë
Kufizuesi i rrotullimit
VINI RE:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i
rrotullimit, fikni menjëherë veglën. Kjo ndihmon
në parandalimin e konsumimit të parakohshëm të
veglës.
VINI RE:
Punto shpimi, si sharra për vrima,
që kanë tendencë të bllokohen ose të ngecin
lehtësisht në vrimë nuk janë të përshtatshme për
këtë vegël. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të
aktivizohet shumë shpesh.
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Nëse ndodh diçka e tillë, puntoja ndalon
së rrotulluari.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv (për
DHR282/DHR283)
Nëse vegla lëkundet me një shpejtësi të
paracaktuar gjatë përdorimit, motori ndalohet me
detyrim për të reduktuar barrën në kyçin e dorës.
SHËNIM: Ky funksion nuk funksionon nëse
shpejtësia nuk arrin shpejtësinë e paracaktuar kur
vegla lëkundet.
SHËNIM: Nëse puntoja lëkundet me një shpejtësi
të paracaktuar gjatë ciflosjes, leskërimit ose
shkatërrimit, motori ndalohet me forcë. Në këtë rast,
lëshoni këmbëzën e çelësit dhe më pas tërhiqni
këmbëzën e çelësit për të rindezur veglën.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
Pas instalimit apo rregullimit të
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të jetë mbërthyer mirë.
Për të instaluar mbajtësen anësore, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1.
Lironi vidën me veshë në mbajtësen anësore.
► Fig.16: 1. Vida me veshë
2.
Vendosni mbajtësen anësore ndërsa shtypni vidën
me veshë në mënyrë të tillë që kanalet në mbajtëse të
përshtaten me pjesët e dala në trupin e veglës.
► Fig.17: 1. Vida me veshë
3.
Shtrëngoni vidën me veshë për të siguruar
mbajtësen. Mbajtësja mund të fiksohet në këndin e
dëshiruar.
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e
shpimit.
► Fig.18: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.19: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri
në fund kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e
shpimit jashtë.
► Fig.20: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin O.
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
► Fig.21: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
. Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
42 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dhr281Dhr282Dhr283