Download Print this page

Makita DHR280 Instruction Manual page 40

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR280:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë, fikeni
veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e
veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën dhe baterinë
të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, llamba pulson.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga
vegla dhe ngarkojeni.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Ndryshimi i shpejtësisë
Rrotullimet dhe goditjet në minutë mund të rregullohen
duke rrotulluar diskun rregullues. Disku shënon 1
(shpejtësia më e ulët) deri në 5 (shpejtësia e plotë).
► Fig.4: 1. Disku rregullues
Referojuni tabelës së mëposhtme për lidhjen midis
numrit në diskun rregullues dhe rrotullimeve e goditjeve
në minutë.
Numri
Rrotullime në
5
4
3
2
1
Përpara se ta vendosni
Goditje në minutë
minutë
980
5 000
810
4 130
640
3 260
470
2 400
300
1 550
KUJDES:
Mos e rrotulloni diskun rregullues
kur vegla është në punë. Në të kundërt, mund
të shkaktohet humbja e kontrollit të veglës dhe
mund të shkaktohet lëndim.
VINI RE:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht
me shpejtësi të vogël për një kohë të gjatë,
motori do të mbingarkohet, duke shkaktuar
keqfunksionimin e veglës.
VINI RE:
Disku rregullues i shpejtësisë mund
të kthehet vetëm deri në 5 dhe sërish në 1.
Mos ushtroni forcë pas 5 ose 1, ose funksioni
i rregullimit të shpejtësisë mund të mos
funksionojë më.
SHËNIM: Funksioni i butë rrotullues pa ngarkesë
(për DHR282/DHR283)
Kur disku rregullues i shpejtësisë është vendosur
në pozicionin "3" ose më lart, vegla redukton
automatikisht shpejtësinë pa ngarkesë për të
reduktuar dridhjen kur nuk ka ngarkesë. Kur puna
të nisë me një punto kundrejt betonit, goditjet në
minutë rriten dhe arrijnë numrat e treguar në tabelë.
Kur temperatura është e ulët dhe grasoja ka më pak
fluiditet, vegla mund të mos e ketë këtë funksion edhe
kur motori është duke u rrotulluar.
Ky sistem nuk është i disponueshëm kur instalohet
sistemi i thithjes së pluhurit.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.5: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
KUJDES:
Për DHR282/DHR283
Nëse llamba fiket pasi pulson për pak sekonda,
teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv ose
funksioni i butë rrotullues pa ngarkesë nuk
funksionojnë siç duhet. Kërkojini qendrës lokale
të shërbimit të Makita që ta riparojë.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
SHËNIM: Nëse instalohet sistemi i thithjes së pluhurit
në vegël, ndizet llamba e sistemit të thithjes së
pluhurit në vend të llambës në vegël.
40 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dhr281Dhr282Dhr283