Funksionimi i vidhosjes
KUJDES:
Rregulloni unazën rregulluese në nivelin e duhur
•
të rrotullimit për punën tuaj.
Vendosni majën e puntos së lëshimit në kokën e vidës
dhe ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë
dhe më pas rrisni gradualisht shpejtësinë. Lëshoni
çelësin sapo shtrëngimi të aktivizohet.
KUJDES:
Sigurohuni që puntoja futet drejt në kokën e vidës
•
ose vida dhe/ose puntoja mund të dëmtohet.
SHËNIM:
Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht një
•
vrimë pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës.
Kjo e bën vidhosjen më të lehtë dhe parandalon
çarjen e materialit të punës.
Funksionimi i shpimit
Së pari ktheni unazën rregulluese në mënyrë që
shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës
Më pas procedoni si më poshtë.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
•
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
•
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe shpuese. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
•
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
•
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
•
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
•
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
•
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
•
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
.
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Puntot e shpimit
•
Maja e vidës
•
Mbajtësja e puntove
•
Grepi
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
•
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e
veglës si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.
20