Makita UC3050A Instruction Manual page 37

Electric chain saw
Hide thumbs Also See for UC3050A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Referojuni seksionit "KONTROLLET".
2.
Gjithmonë sigurohuni në veçanti që kablloja
zgjatuese e përdorur të jetë vendosur në profil të
përshtatshëm (shikoni "SPECIFIKIMET"). Kur
përdorni mbledhësen e kabllos, tërhiqeni të gjithë
kabllon nga mbledhësja. Kur ta përdorni sharrën
në ambient të hapur, sigurohuni që kablloja e
përdorur të jetë e synuar për përdorim në ambient
të jashtëm dhe është matur në përputhje me të.
3.
Mbajeni kordonin larg zonës së prerjes dhe
pozicionojeni në mënyrë të tillë që gjatë prerjes të
mos ngecë në degë dhe në objekte të ngjashme.
4.
Mos e përdorni sharrën me zinxhir pranë
pluhurave ose gazeve të djegshme meqë motori
lëshon shkëndija dhe shfaq rrezik shpërthimi.
5.
Punoni vetëm në sipërfaqe të fortë dhe me mbështetje
të qëndrueshme të këmbëve. Kushtojini vëmendje të
veçantë pengesave (p.sh. kabllos) në zonën e punës.
Bëni kujdes të veçantë në vendet ku lagështia, akulli,
bora, druri i sapoprerë ose lëkurat e drurëve mund t'i
bëjnë sipërfaqet të rrëshqitshme. Mos qëndroni mbi
shkallë ose mbi pemë kur përdorni sharrën.
6.
Bëni kujdes të veçantë kur punoni në tokë të
pjerrët; trungjet dhe degët që rrokullisen përbëjnë
rrezik të mundshëm.
7.
Asnjëherë mos prisni mbi lartësinë e shpatullave.
8.
Mbajeni sharrën me zinxhir me të dyja duart
kur e ndizni ose e përdorni atë. Mbajeni
dorezën e pasme me dorën e djathtë dhe
dorezën e përparme me dorën e majtë. Mbajini
dorezat fort me gishtat e mëdhenj të dorës. Fleta
dhe zinxhiri nuk duhet të jenë në kontakt me
ndonjë objekt kur sharra është e ndezur.
014316
9.
Pastrojeni zonën e prerjes nga objektet e huaja
siç janë rëra, gurët, gozhdët, tela etj. Objektet e
huaja dëmtojnë fletën dhe zinxhirin dhe mund të
shkaktojnë zmbrapsje të rrezikshme.
10. Bëni kujdes të veçantë kur prisni afër rrethimeve
me tel. Mos prisni në rrethim pasi sharra mund të
zmbrapset.
11.
Mos prisni brenda në tokë.
12. Prisni copa druri të veçanta, jo në grumbuj ose në
stiva.
13. Shmangni përdorimin e sharrës për prerjen e
degëve të holla dhe rrënjëve, pasi këto mund të
ngatërrohen në sharrën me zinxhir. Humbja e
ekuilibrit paraqet rrezik.
14. Përdorni mbështetje të sigurt (këmbalec) kur
prisni dru të sharruar.
15. Mos e përdorni sharrën me zinxhir për të ngritur
ose për të hequr copa druri dhe objekte të tjera.
16. Drejtojeni sharrën me zinxhir në mënyrë të tillë që
asnjë pjesë e trupit tuaj të mos jetë brenda drejtimit
të lëvizjes së zinxhirit të sharrës (shikoni figurën).
006909
17. Kur lëvizni përreth gjatë prerjeve me sharrë,
aktivizoni frenin e zinxhirit në mënyrë që të
parandaloni
zinxhirit. Mbajeni sharrën me zinxhir nga doreza e
përparme kur e transportoni atë dhe mos e mbani
gishtin te çelësi.
18. Hiqni spinën kur bëni pushim ose kur e lini
sharrën me zinxhir pa mbikëqyrje. Lëreni sharrën
me zinxhir në një vend ku nuk paraqet rrezik.
Zmbrapsja
1.
Gjatë punës me sharrën me zinxhir mund të ketë
zmbrapsje të rrezikshme. Zmbrapsja vjen kur
maja e fletës (veçanërisht pjesa e sipërme) bie në
kontakt me drurin ose me një objekt tjetër të
ngurtë. Kjo bën që sharra me zinxhir të përkulet
në drejtimin e punëtorit.
006919
2.
Në mënyrë që të shmangni zmbrapsjen, vëreni si
më poshtë:
Asnjëherë mos filloni prerjen me majën e fletës.
Asnjëherë mos e përdorni majën e fletës për
prerje. Bëni kujdes të veçantë kur vazhdoni
prerjen e filluar më parë.
Fillojeni prerjen kur zinxhiri është duke punuar.
Gjithmonë mprihni zinxhirin siç duhet. Në
veçanti, vendoseni matësin e thellësisë në
gjatësinë e duhur.
Asnjëherë mos prisni disa degë njëherësh.
Kur
prisni
parandaloni kontaktin midis fletës dhe degëve
të tjera.
37
përdorimin
e
paqëllimshëm
degët,
bëni
kujdes

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents