Makita DUC252 Instruction Manual page 38

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC252:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon brenda një
sekonde gjatë kryerjes së këtij testi, sharra nuk
duhet të përdoret. Konsultohuni me një ofiçinë
riparimi të specializuar MAKITA.
Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
Fig.6
Ju mund të ndryshoni normën e furnizimit me vaj nga
vida përshtatëse. Sasia e vajit mund të përshtatet me
çelës universal.
Kllapa (pika e mbajtjes së litarit)
Fig.7
Kllapa (Pika e mbajtjes së litarit) përdoret për varjen e
veglës. Para se të përdorni kllapën, tërhiqeni dhe lidheni
me litar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Heqja ose instalimi i zinxhirit të sharrës
KUJDES:
Mbani gjithmonë doreza kur instaloni ose hiqni
zinxhirin e sharrës.
Zinxhiri i sharrës dhe shufra udhëzuese akoma
janë të nxehta pas përdorimit. Lërini të ftohen para
se të kryeni punë me veglën.
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Shtypni dhe hapni plotësisht levën derisa ajo të
ndalojë.
Fig.8
2.
Kthejeni diskun e rregullimit në drejtim "-" për të
liruar tendosjen e zinxhirit të sharrës.
Fig.9
3.
Rrotullojeni levën në drejtim kundër orar për të
liruar kapakun e rrotës së dhëmbëzuar derisa ajo
të hiqet.
4.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
5.
Hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga sharra me zinxhirë.
Për të instaluar zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
6.
Sigurohuni për drejtimin e duhur të zinxhirit. Shenja
e shigjetës në zinxhir tregon drejtimin e zinxhirit.
Fig.10
7.
Njërin skaj të zinxhirit të sharrës instaloheni në
pjesën e sipërme të shufrës udhëzuese dhe
skajin tjetër rreth rrotës së dhëmbëzuar.
8.
Vendoseni shufrën udhëzuese në vend mbi
sharrën me zinxhir.
9.
Rrotulloni diskun e rregullimit në drejtim "-" për të
rrëshqitur
kunjin
shigjetës.
Fig.11
10. Vendoseni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar mbi
sharrën me zinxhir në mënyrë që kunji rregullues
të vendoset në një vrimë të vogël të shufrës
udhëzuese.
Fig.12
11.
Rrotulloni levën plotësisht në drejtim orar dhe një
çerek rrotullimi prapa për të mbajtur lirshmërinë e
përshtatjes së tendosjes së zinxhirit.
12. Rrotulloni
diskun
tendosjen e zinxhirit.
13. Rrotulloni levën në drejtim orar për të siguruar
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
Fig.13
14. Shtypeni dhe kthejeni levën në pozicionin e saj
fillestar.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të sharrës
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Shtypni dhe hapni plotësisht levën derisa ajo të
kërcasë. Rrotullojeni pak në drejtim kundërorar për
të liruar paksa kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
Fig.14
2.
Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese.
Fig.15
3.
Rrotulloni diskun rregullues për të rregulluar
tendosjen e zinxhirit të sharrës. Shtrëngoni
zinxhirin e sharrës derisa pjesa e poshtme e
zinxhirit të sharrës të puthitet me shinën e shufrës
udhëzuese (shikoni rrethin në figurë).
4.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe shtrëngoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar pas rregullimit
të tensionit të zinxhirit. Sigurohuni që zinxhiri i
sharrës të mos lirohet në pjesën e poshtme.
5.
Shtypeni dhe kthejeni levën në pozicionin e saj
fillestar.
Fig.16
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të puthitet ngushtë me
anën e poshtme të shufrës.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni zinxhirin e sharrës më shumë se
sa duhet. Një tendosje tepër e madhe e zinxhirit të
sharrës mund të shkaktojë prishjen e zinxhirit të
sharrës, konsumimin e shufrës udhëzuese dhe
prishjen e diskut rregullues.
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet mund të dalë nga
shufra dhe të shkaktojë ndonjë rrezik për aksident.
Procedurën për heqjen ose instalimin e zinxhirit të
sharrës kryejeni në një vend të pastër pa tallash
dhe gjëra të ngjashme.
38
rregullues
drejtimin
rregullues
dhe
rregulloni
e

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc302

Table of Contents