Shqip - Philips Sonicare Series FlexCare Platinum User Manual

Hide thumbs Also See for Sonicare Series FlexCare Platinum:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të
përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni
produktin në www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara
përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mbajeni ngarkuesin larg ujit. Mos e vendosni dhe mos e ruani mbi
apo në afërsi të ujit në vaskë, legen, lavaman etj. Mos e zhytni
ngarkuesin në ujë apo lëngje të tjera. Pas pastrimit, sigurohuni që
ngarkuesi të jetë plotësisht i thatë përpara ta lidhni në prizë.
Paralajmërim
- Kordoni elektrik nuk mund të ndërrohet. Nëse kordoni elektrik
dëmtohet, hidheni ngarkuesin.
- Për të shmangur rrezikun, ndërrojeni gjithmonë ngarkuesin me një
ngarkues tjetër origjinal.
- Mos e përdorni ngarkuesin në ambiente të jashtme ose pranë
sipërfaqeve të nxehta.
- Nëse pajisja është dëmtuar në ndonjë farë mënyre (koka e furçës,
doreza ose ngarkuesi i furçës së dhëmbëve), ndaloni përdorimin e
saj. Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servisim.
Nëse pajisja dëmtohet, kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin
në shtetin tuaj (shih kapitullin "Garancia dhe mbështetja").
- Pajisja mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona
me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me
mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen
për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet që
paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët nëse
ata janë nën 8 vjeç dhe të pambikëqyrur.
Kujdes
- Mos e pastroni kokën e furçës, dorezën, ngarkuesin, kapakun e
ngarkuesit dhe/ose higjienizuesin në enëlarëse.

Shqip

161
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents