Mirëmbajtja; Pastrimi I Lavatriçes Tuaj; Pastrimi I Filtrit Të Hyrjes Të Ujit - LG FH2U2HDN Series Owner's Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM
• Hiqeni lavatriçen nga priza para se ta pastroni për
të shmangur rrezikun e goditjeve elektrike. Mos
ndjekja e këtyre paralajmërimeve mund të çojë
lëndime serioze, zjarr, goditje elektrike ose vdekje.
• Asnjëherë mos përdorni lëndë kimike të forta,
pastrues gërryes ose hollues për të pastruar
lavatriçen. Ato mund të dëmtojnë lustrën.
Pastrimi i Lavatriçes Tuaj
Kujdesi Pas Larjes
• Pasi cikli të ketë mbaruar, fshijeni derën dhe pjesën
e brendshme të gominës të derës për të hequr
lagështinë.
• Lëreni derën të hapur që të thahet pjesa e brendshme
e kazanit.
• Fshijeni trupin e lavatriçes me një leckë të thatë për të
hequr lagështinë.
Pastrimi i Pjesës të Jashtme
Kujdesi i mirë i lavatriçes tuaj mund të zgjatë jetën e saj.
Dera:
• Lajeni me një leckë të njomë nga jashtë dhe brenda
dhe pastaj fshijeni me një leckë të thatë e të butë.
Pjesa e Jashtme:
• Fshijeni menjëherë pas çdo spërkatjeje.
• Fshijeni me një leckë të njomë.
• Mos e shtypni sipërfaqen ose ekranin me objekte të
mprehta.
Kujdesi dhe Pastrimi i Pjesës të
Brendshme
• Përdorni një peshqir ose leckë të butë për të fshirë
rrotull hapësirës të derës të lavatriçes dhe xhamit të
derës.
• Gjithmonë hiqini gjërat nga lavatriçja sapo të mbarojë
cikli. Lënia e gjërave të njoma në lavatriçe mund të
shkaktojë rrudha, kalim të ngjyrave dhe erë.
• Vini në punë ciklin Pastrim Kazani njëherë në muaj
(ose më shpesh nëse është e nevojshme) për të
hequr grumbullimin e detergjentit dhe mbetjet e tjera.
Pastrimi i Filtrit të Hyrjes të Ujit
• Mbylleni rubinetin nëse lavatriçja do të lihet për një
kohë të gjatë (p.sh. gjatë pushimeve), veçanërisht
nëse nuk ka shkarkim në dysheme (ulluk) pranë.
• Ikona '
' do të shfaqet në panelin e kontrollit kur nuk
hyn ujë në sirtarin e detergjentit.
• Nëse uji është shumë i fortë ose përmban gjurmë të
depozitimit të kalkareve, filtri i hyrjes të ujit mund të
bllokohet. Prandaj është ide e mirë që ta pastroni me
raste.
1
Mbylleni rubinetin e ujit dhe zhvidhosni tubin e
hyrjes të ujit.
2
Pastroni filtrin duke përdorur një furçë me qime të
forta.
29

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents