LG FH2U2HDN Series Owner's Manual page 217

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Asnjëherë mos e ngacmoni pajisjen
ndërsa është në punë. Prisni deris
kazani të ketë ndaluar plotësisht.
Mos bërja e kësaj mund të shkaktojë
lëndime.
• Mos futni, lani ose thani gjëra që
janë pastruar, larë, njomur ose
njollosur me substanca të djegshme
ose shpërthyese (si për shembull
dyll, vaj, bojë, benzinë, degrasator,
hollues të pastrimit kimik, kerosen, vaj
vegjetal, vaj gatimi, etj.). Përdorimi i
papërshtatshëm mund të shkaktojë
zjarr ose shpërthim.
• Në rast përmbytjeje, mos e përdorni
produktin dhe kontaktoni me qendrën
e shërbimit të LG Electronics. Kontakti
me ujin mund të shkaktojë goditje
elektrike.
• Mos e shtyni derën tepër kur dera
e pajisjes është e hapur. Bërja e
kësaj mund të rrëzojë pajisjen dhe të
shkakdojë lëndime.
• Përdorni sete tubash të rinj që janë
dhënë me pajisjen. Setet e tubave të
vjetër nuk duhet të përdoren përsëri.
Rrjedhja e ujit mund të shkaktojë
dëmtime të pronës.
• Mos e prekni derën gjatë cikleve
të avullit, tharjes ose larjes me
temperaturë të lartë. Sipërfaqja e drës
mund të nxehet shumë. Prisni që kyçi
i derës të lëshohet para se të hapni
derën. Mos bërja e kësaj mund të
shkaktojë lëndime.
06
• Mos përdorni gaz të djegshëm dhe
substanca të djegshme (benzen,
benzinë, hollues, naftë, alkool, etj.)
pranë produktit. Mund të shkaktojë
shpërthim ose zjarr.
• Nëse tubi i shkarkimit ose tubi i hyrjes
është i ngrirë gjatë dimrit, përdoreni
vetëm pasi të jetë shkrirë. Ngrirja
mund të shkaktojë zjarr ose goditje
elektrike dhe pjesët e ngrira mund të
shkaktojë defekt në produkt ose ulje të
jetëgjatësisë të produktit.
• Mbani të gjithë detergjentet e larjes,
zbutësit dhe zbardhuesit larg nga
fëmijët. Këto produkte përmbajnë
materiale helmuese.
• Mos lidhni disa produkte në priza të
shumëfishta ose kordonë zgjatimi. Kjo
mund të shkaktojë zjarr.
• Hiqeni spinën kur pastroni produktin.
Mos heqja e spinës mund të shkaktojë
goditje elektrike ose lëndime.
• Mos e prekni spinën me duar të lagura.
Mund të shkaktojë goditje elektrike ose
lëndime.
• Kur tërhiqni spinën e korrentit nga
priza, kapni spinën, jo kabllin. Dëmtimi
i kabllit mund të shkaktojë goditje
elektrike ose lëndime.
• Mos e përkulni kabllin e korrentit tepër
ose mos vendosni objekte të rënda mbi
të. Dëmtimi i kabllit të korrentit mund të
shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents