Samsung POWERBOT User Manual page 114

Hide thumbs Also See for POWERBOT:
Table of Contents

Advertisement

shënime dhe masa paraprake
ngarkimi
Shënim
f Nëse bateria mbinxehet gjatë ngarkimit, për
ngarkimin mund të duhet më shumë kohë.
f Kur nuk funksionon ngarkimi automatik, veproni
si më poshtë:
– Fikeni sërish çelësin e urgjencës (poshtë
"POWERbot") dhe rindizeni.
– Hiqeni platformën nga priza dhe rifuteni në prizë.
– Hiqeni platformën nga priza dhe kontrolloni nëse
ka lëndë të huaj në kunjat ngarkuese, pastroni
"POWERbot" dhe kunjat e platformës me një leckë
të thatë ose rrobë të vjetër.
– Kontrolloni nëse pranë platformës ka pengesa, si
objekte reflektuese, karrige etj.
f Nëse "POWERbot" lihet e shkëputur nga
platforma, bateria do të shterojë vetvetiu.
– Përpiquni ta mbani "POWERbot" duke u ngarkuar
në platformë. (Sidoqoftë, fikeni çelësin e urgjencës
dhe lëreni platformën të hequr nga priza kur
planifikoni të largoheni nga shtëpia për periudha
të gjata, si p.sh. kur shkoni në udhëtime pune, me
pushime etj.)
5_SR2AJ90@@U_SQ_00740F-00_GE.indd 18
gjatë përdorimit
Shënim
f Gjatë pastrimit, "POWERbot" mund të ngecë në
pragjet e dyerve etj.
– Për të rinisur funksionimin, fikni çelësin e
urgjencës, kalojeni "POWERbot" në një zonë ku
mund të lëvizë lirshëm dhe rindizeni.
f "POWERbot" nuk mund t'i pastrojë tërësisht
zonat në të cilat nuk mund të futet, si cepat,
sipërfaqet midis murit dhe divanit etj.
– Përdorni një mjet tjetër pastrimi për pastrimin e
rregullt të tyre.
f "POWERbot" nuk mund të pastrojë ndotjet
masive, ndaj një pjesë e tyre mund të mbesë në
dysheme edhe pas pastrimit.
– Përdorni një mjet tjetër pastrimi për pastrimin e
rregullt të tyre.
f Nëse bateria bie gjatë modalitetit të pastrimit
"Auto (Automatik)", "POWERbot" ringarkohet
dhe e përfundon pas ringarkimit pastrimin e
sipërfaqes së mbetur. (Shpeshtësia e përsëritjes
së pastrimit: 1 herë)
f Modaliteti i pastrimit "Spot/Manual (Zonal/
Manual)" nuk mund të zgjidhet dhe nuk mund
t'i caktohet "POWERbot" për ekzekutim gjatë
kohës që ngarkohet.
f Mos e lëvizni "POWERbot" kur nuk është e
nevojshme dhe mos shtypni butona gjatë
modalitetit të pastrimit "Auto (Automatik)". Ajo
supozon se pastrimi ka përfunduar dhe rifillon
pastrimin nga fillimi.
f Mbyllini dyert përpara se të pastroni me
"POWERbot". "POWERbot" mund të hyjë në
dhoma me pragje edhe nëse pragjet janë nën 5
cm.
f Mos e përdorni "POWERbot" në zona pranë
pjerrësive, shilarësve, vazove, oxhaqeve apo
vendeve me flakë apo lagështi.
– Përndryshe, mund të shkaktoni humbje të pronës.
SHQIP-18
2015-12-24 오전 10:51:18

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents