Samsung POWERBOT User Manual page 100

Hide thumbs Also See for POWERBOT:
Table of Contents

Advertisement

Informacioni për sigurinë
uDhëzImE Të rënDësIshmE sIgurIE
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni masat paraprake bazë, duke përfshirë sa vijon:
LEXonI Të gJITha uDhëzImET PërPara PërDorImIT Të "PoWErbot".
Hiqeni nga priza kur nuk përdoret dhe para se të kryeni punë mirëmbajtjeje.
ParaLaJmërIm: për të ulur rrezikun e zjarrit, të goditjes elektrike apo lëndimit:
Të PërgJIThshmE
• Përdoreni vetëm ashtu siç përshkruhet në këtë manual.
• Mos e përdorni "POWERbot" ose përshtatësin / platformën nëse është dëmtuar.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, është rrëzuar, është dëmtuar, është lënë
jashtë shtëpisë ose ka rënë në ujë, kthejeni në qendrën e kujdesit për klientin.
• Mos e përdorni përshtatësin / platformën ose "POWERbot" me duar të lagura.
• Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata dhe në mjedise të brendshme.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi
të reduktuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse
mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë
rreziqet e mundshme.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet
kryer nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Përshtatësi / platforma
• Mos e modifikoni spinën e polarizuar për ta përshtatur me një prizë të papolarizuar ose me
një kordon zgjatues.
• Mos e përdorni jashtë shtëpisë ose në sipërfaqe të lagura.
• Hiqeni përshtatësin / platformën nga priza kur nuk është në përdorim dhe përpara kryerjes
së mirëmbajtjes.
• Për ngarkim, përdorni vetëm përshtatësin / platformën e ofruar nga prodhuesi.
• Mos e përdorni me kordon ose spinë të dëmtuar ose me prizë elektrike të lëvizshme.
• Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga kordoni, mos e përdorni kordonin si dorezë, mos e
mbyllni derën sipër kordonit ose mos e tërhiqni kordonin duke e prekur te majat ose te buzët
e mprehta. Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të nxehta.
• Mos përdorni kordonë zgjatues ose priza me kapacitet të papërshtatshëm përçimi të
korrentit.
• Mos e hiqni nga priza duke tërhequr kordonin. Për ta hequr nga priza, kapeni nga spina dhe
jo nga kordoni.
5_SR2AJ90@@U_SQ_00740F-00_GE.indd 4
SHQIP-04
2015-12-24 오전 10:51:12

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents