Download Print this page

Samsung UE46D6100 User Manual page 222

Led tv
Hide thumbs Also See for UE46D6100:

Advertisement

Kujdes: Tërheqja, shtytja ose kapja në TV mund të shkaktojë rënien e TV-së. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët
tuaj të mos varen ose të mos trazojnë TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime
të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që jepen në Broshurën e sigurisë. Për më shumë
qëndrueshmëri dhe siguri, vendosni pajisjen kundër rënies.
Për të shmangur rrëzimin e TV-së
1. Vendosni vidat në morseta dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë
instaluar fort në mur.
Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të llojit të
murit.
Meqenëse morsetat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i
blini veçmas.
2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të TV-së, vendosini në morseta dhe
shtrëngojini mbi TV.
Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini
veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.
Specifikimet e vidave
x
Për 19 ~ 27 inç: M4
x
Për 32 ~ 65 inç: M8
3. Lidhni morsetat e vendosura në TV dhe ato të fiksuara në mur me një kabllo të fortë dhe më pas shtrëngojeni fort.
SHËNIM
x
Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
x
Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që morsetat e fiksuara në mur të jenë në një nivel
apo më poshtë se morsetat e fiksuara në TV.
x
Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.
4. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi të
mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.
Sigurimi i TV-së në mur
Shqip - 20
Muri

Advertisement

loading