Zanussi ZHP637X User Manual page 58

Hide thumbs Also See for ZHP637X:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Aralajmërimet dhe këshilla
SQ
• Ky libërth me udhëzime për përdorim është parashikuar
për disa versione të aparatit. Ka mundësi që të jenë
përshkruar pjesë të posaçme të pajisjeve, që nuk i
përkasin aparatit tuaj.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për
dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë ose jo në
përputhje me rregullat përkatëse.
• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës së gatimit
dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm, (disa modele
mund të instalohen në një largësi më të vogël, referojuni
paragrafëve ambalazhi dhe instalimi).
• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë
me atë të shënuar në targën e vogël brenda Aspiratorit.
• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që impianti elektrik i
shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.
• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me tuba me
diametër baras ose më shumë se 120 mm. Kalimi i tu-
bave duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë i mundur.
• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi të tymrave
të shkaktuara nga djegia (kaldaje, oxhaqe, etj.)
• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori ashtu edhe
aparate që nuk funksionojnë me energji elektrike (për
shembull aparate që përdorin gaz), mjedisi duhet ajro-
sur në mënyrë të duhur. Në rast se kuzhina nuk është e
pajisur, krijoni një hapje që të komunikojë me jashtë, për
të siguruar futjen e ajrit të pastër. Përdorimi i duhur e pa
rreziqe përftohet kur depresioni maksimal i lokalit nuk e
kalon masën 0,04 mBar.
• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose nga shërbimi i asistencës teknike, në
mënyrë që të parandalohen rreziqet.
• Lidheni individualitet në rrjeta përmes një switch dy pole
me një hendek kontakti prej së paku 3 mm.
• Nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të gatimit me gaz
thonë se është e nevojshme një distancë më e madhe
se ajo e treguar më sipër, duhet mbajtur parasysh. Du-
hen respektuar të gjitha rregullat për shkarkimin e ajrit.
Përdorimi
• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim shtëpiak,
për të hequr erërat e kuzhinës.
• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë të parre-
gullt.
• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë Aspi-
ratorit në funksionim.
• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta shmangni
daljen anash të saj në lidhje me pjesën fundore të
tiganëve.
• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur
mund të marrë zjarr.
• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspiratorit të
kuzhinës; ka rrezik zjarri.
• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona (përfshi
fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike, shqisore ose
mendore, apo nga persona pa përvojë e njohuri, përveç
rasteve kur kontrollohen ose udhëzohen për përdorimin
e aparatit nga persona përgjegjës për sigurinë e tyre.
58
• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes që të
mos luajnë me aparatin.
• "KUJDES: Pjesët që mund të preken mund të bëhen
shumë të nxehta në rast se përdoren me aparatura
pjekëse."
Mirëmbajtja
• Simboli
tek artikulli ose mbi ambalazh tregon se
produkti nuk duhet konsideruar si mbeturinë shtëpia-
ke normale, por duhet çuar në pikën e posaçme të
mbledhjes për riciklimin e aparaturave elektrike dhe
elektronike. Duke e përpunuar këtë produkt në mënyrë
të duhur, kontribuojmë për shmangien e pasojave
potenciale negative ndaj mjedisit e shëndetit, që mund
të rrjedhin nga përpunimi i papërshtatshëm i produktit.
Për informacione më të detajuara për riciklimin këtij
produkti, kontaktoni zyrën komunale, shërbimin vendor
për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku produkti
është blerë.
• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës, fikeni
Aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose duke fikur
çelësin e përgjithshëm të korrentit.
• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të menjëher-
shme, sipas intervaleve të këshilluara (Rrezik zjarri).
• H Nuk mund të lahet e nuk mund të ripërtërihet, duhet
ndërruar afërsisht çdo 2 muaj përdorimi ose më shpesh,
kur përdoret në mënyrë mjaft intensive.
- Filtra kundër yndyrës Z: mund të lahen edhe në
makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën rreth çdo
2 muaj përdorimi ose më shpesh, për një përdorim
veçanërisht intensiv.
Z
H
www.zanussi.com

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Zhp615wZhp615x

Table of Contents