Rekomandim - Vetëm Për Be-Në - Samsung series 5 User Manual

Hide thumbs Also See for series 5:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Licencat
The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks or registered
trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.
Rekomandim - vetëm për BE-në
Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të
Direktivës 1999/5/KE.
Deklarata zyrtare e pajtueshmërisë gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te "Mbështetja > Kërko mbështetje për
produktin" dhe jepni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e BE-së.
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh.
ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera
të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar
e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të
kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt
dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet
të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria
përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç
duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.
Shqip - 15

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents