Skil 1415 Original Instructions Manual page 168

High-speed rotation tool, f0151415
Hide thumbs Also See for 1415:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/
ose dëmtime të rënda.
b) Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar
dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga
prodhuesi i pajisjes. Vetëm fakti se aksesori mund të
lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të
sigurt.
c) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në
veglën e punës. Aksesorët që punojnë më shpejt se
shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë.
d) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës
së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund
të ruhen ose të kontrollohen si duhet.
e) Madhësia e boshtit kryesor të disqeve, tamburit të
smerilimit ose çdo aksesor tjetër duhet të përshtatet
si duhet me aksin ose tubin e veglës së punës.
Aksesorët që nuk përputhen me mekanizmin e montimit
të veglës së punës do të humbin ekuilibrin, do të dridhen
më shumë se sa duhet dhe mund të shkaktojnë humbje
të kontrollit.
f) Disqet, tamburët e smerilimit, prerëset ose
aksesorët e tjerë të montuar me mandrinë duhet të
futen plotësisht në tub ose në mandrinë. Pjesa e
zgjatur ose gjatësia e mandrinës nga disku te
mandrina duhet të jetë minimale. Nëse mandrina nuk
është e kapur mjaftueshëm dhe/ose pjesa e zgjatur e
diskut është shumë e gjatë, disku i montuar mund të
lirohet dhe të dalë në një shpejtësi të lartë.
g) Mos e përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo
përdorimi kontrolloni aksesorin, si disqet gërryese
për krisje dhe të çara, tamburin e smerilimit për
krisje, çarje ose konsum të tepërt, furçat e telit për
tela të liruar ose të krisur. Nëse bie vegla e punës ose
aksesori, kontrollojeni atë për dëmtime ose montoni
një aksesor të padëmtuar. Pas kontrollit dhe montimit
të një aksesori, qëndroni dhe poziciononi të tjerët
larg nga plani i aksesorit rrotullues dhe përdoreni
veglën e punës me shpejtësi maksimale pa ngarkesë
për një minutë. Aksesorët e dëmtuar normalisht do të
thuhen gjatë kohës së testimit.
h) Përdorni pajisje personale mbrojtëse 4. Në varësi
të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose
maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për
pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e
vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset
e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë
të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e
pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë
grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë ndaj
zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
i) Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të
sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në
zonën e punës duhet të veshë pajisje personale
mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një
aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë
lëndime jashtë zonës direkte të punës.
j) Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj. Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel
elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të
veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
k) Mbajeni gjithmonë pajisjen fort në duar gjatë fillimit.
Forca rrotulluese reaguese e motorit, kur arrin në
shpejtësi të plotë, mund të shkaktojë dredhjen e pajisjes.
l) Përdorni kllapa për të mbështetur materialin e
punës sa herë që është praktike. Mos mbani kurrë
një material të vogë në një dorë dhe pajisjen në
dorën tjetër kur është në punë. Kapja e një materiali të
vogël ju lejon që të përdorni të dyja duart për të
kontrolluar pajisjen. Materialet e rrumbullakëta si shufrat,
gypat ose tubat kanë tendencën që të rrotullohen kur
priten dhe mund të bëjnë që puntoja të përkulet ose të
kërcejë drejt jush.
m) Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse
humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë
dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin
rrotullues.
n) Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa
aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues
mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e punës
të dalë nga kontrolli.
o) Pas ndërrimit të puntove dhe përfundimit të çdo
rregullimi, sigurohuni që dadoja tub, mandrina ose
çdo pajisje tjetër për rregullimin të jenë të
shtrënguara mirë. Pajisjet rregulluese të liruara mund të
zhvendosen papritur duke shkaktuar humbje të kontrollit
dhe pjesët rrotulluese të liruara mund të fluturojnë me
forcë.
p) Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni
ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
q) Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti.
r) Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të
djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin materialet.
s) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë
elektrike.
2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
• Goditja e kthimit është një reagim i papritur nga kapja ose
ngecja e një disku rrotullues, shiriti smerilues, furçe ose
çdo aksesori tjetër. Kapja ose ngecja shkakton ndalimin
e shpejtë të aksesorit rrotullues që si rezultat bë që vegla
e punës jashtë kontrollit të lëvizë me forcë në drejtimin e
kundërt me rrotullimin e aksesorit në pikën e bllokimit.
• Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te
materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund
të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota të
ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt ose
larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes së
168

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

F0151415 series1415 arF0151415

Table of Contents