Pastrimi Dhe Mirëmbajtja; Receta - Bosch MUM9 Series Instruction Manual

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM9 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
X Figura M
1. Parapërgatitja për veglat.
2. Parapërgatitja për aksesorë në
elementin tejçues me ngjyrë të zezë me
tejçues këndor dhe aksesor që vendoset
në vendin e enës.
3. Parapërgatitja për aksesorë në
elementin tejçues me ngjyrë të kuqe,
për shembull mikser ose multi-grirëse.
4. Parapërgatitja për aksesorë në elementin
tejçues me ngjyrë të verdhë pa vrimë
daljeje për ushqimet, për shembull
multimikser ose shtydhëse limoni.
5. Parapërgatitja për aksesorë në elementin
tejçues me ngjyrë të verdhë me vrimë
daljeje për ushqimet, për shembull
grimcuesi me ushqim të vazhdueshëm.
E rëndësishme:
■ Mbani parasysh shenjimin me ngjyrë
të verdhë, të kuqe ose të zezë në
elementin tejçues. X „Shënjimi me
ngjyra" shih faqen 154
■ Mbuloni me kapakun mbrojtës
elementët tejçues që nuk përdoren.
■ Për hapat e tjerë, referojuni manualeve
përkatës të përdorimit për çdo aksesor.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pajisja dhe veglat e përdorura duhet
të pastrohen mirë pas çdo përdorimi.
X Figura N
W Rrezik goditjeje nga rryma elektrike!
– Para pastrimit, hiqni pajisjen nga priza.
– Mos e fusni kurrë në ujë dhe mos e
vendosni në enëlarëse njësinë bazë.
– Mos përdorni pastrues me avull.
Kujdes!
– Mos përdorni alkool apo solucione
larëse me përmbajtje alkooli.
– Mos përdorni objekte të mprehta, me
majë ose objekte metalike.
– Mos përdorni lecka ose solucion larës
gërryes.
– Mos i vendosni pjesët plastike në
enëlarëse sipër njëra-tjetrës, pasi gjatë
procesit të larjes mund të mbeten pjesë
pa u larë!
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi i njësisë bazë
■ Hiqni kapakun mbrojtës të elementit
tejçues.
■ Pastrojeni njësinë bazë dhe kapakun
mbrojtës të elementit tejçues me një
leckë të njomur dhe pastaj thajini.
Pastrimi i enëve dhe veglave
■ Pastrojini enën, kapakun dhe veglat
me një leckë të njomë ose sfungjer ose
vendosini në enëlarëse.
■ Thajini të gjitha pjesët.

Receta

Ajkë qumështi
– 200-1500 g
■ Përpunojeni ajkën e qumështit
me telin rrahës profesional për 1½ deri
në 4 minuta në nivelin 7, në varësi të
sasisë dhe veçorive të ajkës.
Udhëzim: Përdorni programin automatik
në modelet me SensorControl Plus.
X „Përdorimi i SensorControl Plus" shih
faqen 160
E bardha e vezës
– 2-12 të bardha vezësh
■ Përpunojeni të bardhën e vezës
me telin rrahës profesional për 4 deri
6 minuta në nivelin 7.
Udhëzim: Përdorni programin automatik
në modelet me SensorControl Plus.
X „Përdorimi i SensorControl Plus" shih
faqen 160
Brumë për biskota
Receta bazë
– 3 vezë
– 3-4 lugë gjelle ujë të nxehtë
– 150 g sheqer
– 1 paketë sheqer vanilje
– 150 g miell
– 50 g niseshte
– sodë buke, nëse kërkohet
sq
163

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mum9bx5s22

Table of Contents