Makita 9237CB Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for 9237CB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Bllokimi i boshtit
► Fig.1: 1. Bllokimi i boshtit
KUJDES:
Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e boshtit
kur boshti është në rrotullim. Vegla mund të
dëmtohet.
Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin
e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.2: 1. Butoni bllokues 2. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin "ndezur"
për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të
zgjatur. Tregoni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin "ndezur" dhe shtrëngojeni fort veglën
gjatë gjithë kohës.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin.
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në çelës.
Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
► Fig.3: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të ndryshohet duke kthyer diskun
e rregullimit të shpejtësisë në një numër të caktuar nga 1 në
6. (Në kohën kur çelësi është tërhequr deri në fund.)
Shpejtësia më e lartë sigurohet nëse disku kthehet në
drejtimin e numrit 6. Dhe shpejtësia më e ulët sigurohet
nëse kthehet në drejtimin e numrit 1.
Referojuni tabelës për lidhjen midis përcaktimit të
numrit në disk dhe shpejtësisë së përafërt të veglës.
Numri
1
2
3
4
5
6
KUJDES:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht me shpejtësi
të vogël për një kohë të gjatë, motori do të
mbingarkohet, duke shkaktuar keqfunksionimin
e veglës.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të
kthehet deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instaloni gjithmonë dorezën në formë laku ose
mbajtësen anësore.
Heqja ose instalimi i kapakut kryesor
► Fig.4: 1. Kapaku kryesor 2. Vida 3. Kaçavida
Për të hequr kapakun kryesor, kryeni hapat e
mëposhtme:
1.
Hiqni vidën mbi kapakun kryesor me kaçavidë.
2.
Hiqni kapakun kryesor siç tregohet në figurë.
Për të instaluar kapakun kryesor, kryeni hapat e
mësipërme në të anasjelltë.
Instalimi i dorezës në formë harku
(aksesor opsional)
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që doreza në formë harku
është instaluar siç duhet përpara përdorimit.
► Fig.5: 1. Pjesa e dalë e dorezës mbajtëse
2. Përputhja e vrimës me trupin e pajisjes
Gjithnjë instalojeni dorezën në formë harku në vegël
përpara përdorimit. Mbajeni çelësin e veglës dhe
dorezën në formë harku fort me të dyja duart gjatë
përdorimit.
Instalojeni dorezën në formë harku në mënyrë të tillë që
dalja e saj të përshtatet në vrimën përkatëse në folenë
e ingranazheve.
Vendosni bulonat dhe shtrëngojini me çelësin
hekzagonal. Doreza formë harku mund të instalohet
në dy drejtime të ndryshme siç tregohet në figura, në
pozicionin që i përshtatet më tepër punës suaj.
► Fig.6: 1. Doreza mbajtëse 2. Çelësi heksagonal
3. Buloni
► Fig.7: 1. Doreza mbajtëse 2. Çelësi heksagonal
3. Buloni
15 ALBANIAN
-1
min
(RPM)
600
900
1500
2100
2700
3200

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents