Zgjidhja E Problemeve /41 - Beko CSA21020 Instructions For Use Manual

Hide thumbs Also See for CSA21020:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 33
SQ
Informacione në lidhje me zhurmën
dhe dridhjet që mund të shfaqen
gjatë punimit të pajisjes.
1. Zhurma e punimit mund të rritet gjatë
punimit.
- Për ta mbajtur temperaturën në vlerën të
cilën e keni rregulluar, kompresori i pajisjes
niset periodikisht. Zhurma e krijuar nga
kompresori bëhet më e fortë kur fillon dhe
mund të dëgjohet një klikim kur ndalon.
- Performanca dhe veçoritë e punimit të
pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të
luhatjeve të temperaturës të ambientit. Ato
duhet të konsiderohen si normale.
2. Zhurmat si rrjedhje lëngjesh ose spërkatje
e tyre
- Këto zhurma shkaktohen nga qarkullimi i
ftohësit në qarkun e pajisjes dhe përputhen
me parimet e punimit të pajisjes.
3. Dridhjet dhe zhurmat e tjera.
- Niveli i zhurmës mund të shkaktohet nga lloji
dhe aspekti i dyshemesë në të cilën ndodhet
pajisja. Sigurohuni që pajisja nuk ka
shtrembërime të mëdha niveli ose nëse mund
ta mbajë peshën e pajisjes (është e
lëvizshme).
- Një burim tjetër zhurme dhe dridhjesh
krijohet nga objektet që janë vendosur në
pajisje. Këto objekte duhet të hiqen nga
pajisja.
- Shishet dhe enët e vendosura në frigorifer
prekin njëra tjetrën. Në këto raste lëvizini
shishet dhe enët në mënyrë që të ketë një
distancë të vogël midis tyre.
Udhëzime për përdorimin
Zgjidhja e problemeve
Pajisja nuk punon kur ndizet, kontrolloni;
• Që spina është futur mirë në prizë dhe që ka
energji. (Për të kontrolluar energjinë në
prizë, vendosni një pajisje tjetër)
• Nëse ka rënë siguresa/automati ose çelësi i
shpërndarjes të rrymës është fikur.
• Që kontrolli i temperaturës të jetë vendosur
mirë.
• Që spina e re të jetë lidhur mirë, nëse e keni
ndryshuar atë origjinale.
Nëse pajisja përsëri nuk punon pas
kontrolleve të mësipërme, kontaktoni shitësin
nga ku e keni blerë njësinë.
Ju lutem sigurohuni që të jenë bërë kontrollet
e mësipërme pasi do të ketë një tarifë nëse
nuk gjendet asnjë defekt.
41

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents