Philips Sonicare DiamondClean HX9392/39 Manual page 131

Hide thumbs Also See for Sonicare DiamondClean HX9392/39:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 24).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të
ringarkueshme të integruar, e cila nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 25) (2006/66/KE). Dërgojeni
produktin në një pikë zyrtare grumbullimi ose në një qendër
shërbimi të "Philips", në mënyrë që heqja e baterisë së
ringarkueshme të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të
produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të
rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
Paralajmërim: Hiqeni baterinë e ringarkueshme vetëm kur të hidhni
pajisjen. Sigurohuni që bateria të jetë plotësisht e shkarkuar kur ta
hiqni.
Për të hequr baterinë e ringarkueshme ju nevojitet një peshqir ose
leckë, si dhe një çekiç dhe një kaçavidë me kokë të rrafshët
(standarde). Zbatoni masat paraprake bazë të sigurisë gjatë ndjekjes
së procedurës së përshkruar më poshtë. Sigurohuni të mbroni sytë,
duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi të cilën punoni.
1 Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e ringarkueshme, hiqni
dorezën nga ngarkuesi, ndizni "Philips Sonicare" dhe lëreni të
punojë derisa të ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa "Philips
Sonicare" të mos ndizet më.
2 Hiqeni kokën e furçës dhe hidheni. Mbulojeni të gjithë dorezën me
një peshqir ose leckë (Fig. 16).
3 Mbani majën e dorezës me njërën dorë dhe godisni folenë e
dorezës 0,5 inç mbi skajin fundor. Godisni fort me një çekiç në të 4
anët për të nxjerrë kapakun fundor (Fig. 17).
Shënim: Mund t'ju duhet të godisni disa herë në skajin fundor për
të thyer bashkueset e brendshme.
131
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents